Mjaft me shkopinj nën rrota

redaktor

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Gjendja aktuale dhe përpjekjet e qeverisë për të futur në shinat ligjore një absurd antiligjor zotërues në këto 24 vjet është mision burrash trima e kurajozë. Kuisjet e kësaj opozite që për fat të keq na ra në pjesë nuk duhet ta dekurajojnë atë në këtë mision jetik e jashtëzakonisht të mundimshëm. Po i referohem për një moment veprës madhore të z.Proust, “Në kërkim të kohëve të humbura”. Është shumë më e vështirë të ndreqësh një gabim të kryer më parë se sa të ruhesh nga gabimet që mund të bësh në të ardhmen. Shqipëria si shtet por edhe si komb ka humbur aq kohë të çmuar në dëm të saj sa kur e mendon të dhemb shpirti. Në mënyrën time të të shprehurit nuk kam ndërmend t’i bëj lajka dikujt. Për këtë jam dënuar dikur. Por po i lutem kësaj opozite si qytetar i thjeshtë t’i lerë shkopinjtë e panevojshëm e për interesa meskine. Detyra është maksimalisht e vështirë, por është po ashtu obligim plebishitar i kësaj qeverie të mos tërhiqet asnjë grimë për të realizuar atë që na mungon më shumë, “shtetin ligjor”. Profeti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *