SHËNIM: ‘21 dhjetori’, më falni, ‘21 janari’, nuk është për bienale!

redaktor

Vite më parë, një gazetar e moderator i njohur radioje e televizoni, duke dashur t`ju urojë të dashuruarve ‘14 shkurtin’ – pra Shën Valentinin – u uroi atyre ’14 shtatorin’! Ishte i njëjti që kish uruar myslimanët që ta kalonin gëzueshëm festën e Bajram…Currit! Por tej këtyre lapsuseve argëtuese, vjen një ditë e datë (si kjo) e 21 janarit, që i ka mbetur thjesht një përfshirje në një lloj të tillë “harrese pa dashje”, për t`ia shndërruar kumtin përfundimisht në komik, gjë që sigurisht do e bënte më dramatike gjithë historinë e asaj dite, e viteve që po e pasojnë. Si në shumë fusha e aspekte, dhe këtu nuk kanë munguar gjetjet artistike kryeministrore, për t`i nderuar viktimat, siç emrat e tyre të shkruar mu aty ku lanë frymën e fundit; por ‘21 janari’ nuk është për bienale! Nëse vazhdon kështu, ku nga njëra anë lotët e patharë prej (pa)Drejtësisë vijojë të rrjedhin çurg, e nga ana tjetër ekzekutorët me plumba e fjalë bëjnë sehir, nuk është çudi që të vijë ajo ditë kur dhe ‘21 dhjetorit’ t`i thuhet gabimisht kryqëzimi i ‘21 janarit’!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *