E pabesueshme dhe e mrekullueshme. Talenti shqiptar Herolind Shala ka debutuar sot me skuadrën e tij Spartën e Pragës, në miqësoren 1-1 kundër Zilina.
Por nuk ishte ky lajmi kryesor. Shala e niste sfidën si titullar, me numrin e tij 10, dhe si kapiten i skuadrës.
Po, është e pabesueshme, por 22-vjeçari udhëhiqte skuadrën në fushë, duke krijuar dhe raste të shumta për gol, por në fund në llogarinë e tij ngeli vetëm një asist.
“Ndihem shumë mirë. Kjo ishte ndeshja ime e parë që nga nëntori dhe po gjej formën. Po, dhashë një asist, por duhet të kisha shënuar të paktën dy gola, gjithsesi golat do vijnë shpejt”, deklaroi Shala pas ndeshjes.
