Vëllai i Olldashit: Kol, sa shumë miq janë larguar, disa se nuk u duhesh, të tjerë se u prishet biografia

redaktor

Ai ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta, por për shumëkënd që e ka njohur nga afër dhe për familjarët e tij mbetet i paharruar.

Pavarësisht se dosja u mbyll dhe gjithçka çka ndodhi mbrëmjen e 21 nëntorit u quajt aksident, kjo ngjarje ka lënë pas një plagë të hapur dhe shumë pikëpyetje.

Familjarët e Sokol Olldashit e kanë reflektuar mërzinë që kanë me miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij, sidomos ata të partisë. Ata nuk kanë nguruar të thonë se një ditë ai u la vetëm.

Edhe pse janë shprehur të rezervuar herë pas here, ndoshta, një ditë, koha do t’i nxjerrë të gjitha problemet në breg dhe atëherë do të mund të kuptohet shkoqur se çfarë ndodhi me miqtë e ish- deputetit të Partisë Demokratike.

Vdekja e të ndjerit Sokol Olldashi është përjetuar keq nga shumë njerëz, sidomos familja e tij.

Vëllai i Sokolit, Ardian Olldashi, tregon se çfarë i ka thënë më 22 korrik 2013, pak kohë para vdekjes. Ai ka nxjerrë nga arkiva e tij një bisedë të ndjerë që ka bërë më të vëllain.

Mesazhi është i qartë, sepse ai erdhi pak javë para humbjes së PD, ku Olldashi ishte ministër i Transporteve dhe më tej kandidati i dytë për postin e kreut të opozitës.

Statusi i vëllait të Olldashit në Facebook
Statusi i vëllait të Olldashit në Facebook

Ardiani shprehet i indinjuar me disa njerëz dhe e këshillon vëllanë:

I dashur Kol, e mban mend se çfarë të shkruaja në 22 korrik, në darkë vonë? Po ta përsëris: Kam vënë re sa shume “miq” të janë larguar. Disa se nuk u duhesh më, të tjerët kanë frikë se u prishet biografia, ndërkohë që ndërgjegjen gjithmonë të prishur e kanë pasur. Por shumë e shumë të tjerë të kanë qëndruar, janë ata që nuk pritën kurrë gjë nga ty.

Derisa dora dhe mendja do të të udhëheqin mos pusho së dashuruari jetën. Dhe në paç mundësi të ndihmosh një njeri të vetëm, nuk do kesh jetuar së koti.

Mos vështro njerëz të vegjël që të vijnë rrotull, por vështro njeriun e madh qe është në brendësinë tende. Jeto duke konsideruar veten tënde në pazhurmësi dhe kështu do të rigjesh qetësinë dhe paqen.

Në mes zhurmës nuk ndihen frymëmarrjet dhe psherëtimat e njerëzve që të duan. Bëj të mundur mosndjesinë e ligësisë njerëzore, por vlerëso mirësinë e tyre”, – përfundon mesazhi i Ardian Olldashit për të ndjerin Sokol Olldashi.

Share This Article
5 Comments
  • Po ti mo Ardi ku ishe deri dje apo tani tu kujtua?
    Ne ate Bande qe ishte keto do priste .
    Me vjen keq se ishte I ri po zgjodhi shoqeri te gabuar .

  • Iku & Koli si Hajdari,Xhindi,Trebicka,Remzi Hoxha,A.Broci + 3 te tjereve,26 te Gerdecit,4 te vrareve ne 21 janar..etj,etj,jane dora e nje njeriu te rrezikshem per pushtet & para qe quhet SB.Fatkeqsisht Sokoli u tregua i cekt politikisht,nuk e kuptoi mire se kush ishte idhulli i Saliut & ju fut murit me koke per te sfiduar Bashen e katapultuar mga UDB+SB.Ne nje dalje televizive Luli afersisht tha:”…Kush do me dal kunder programit tim do te gjej belan…”Fytyra e Bashes u egersua shume qe tregonte armiqesi te papare.Kete se kuptoi Sokoli & kjo i kushtoi jeten & mire e gjeti si kundershtar i eger ndaj PS & perkrahes i votave te vjedhura..Sa per shoket qe nuk ndihen më-kjo eshte e kuptueshme.Ne kete sistem,nuk ka me miq e shok,nuk ka me burra por burrec,i vdekuri me te vdekurit,i gjalli me te gjallet.Ngushellime familjes.Misteret e vdekjes se tij jane te shumta.Ato do mund te dalin kur SB & LB te jen ne burg.

  • Te kundershtosh, eshte gjeja me e lehte, por ne kete rast, panvaresisht me mospajtimet ndaj te ndjerit Olldashi, qe une e kam cilesuar si nje bythelepires te Sali Berishes, i vellai Ardiani ka te drejte.
    Por me duhet ti them zotit Olldashi, pra Ardianit, se Sokoli pati thjesht nje shoqeri biznesi, shoqeri ku dyshohet me krime deri ne vrasje te erreta dhe duke patur keto cilesi mbi kurriz, ju familjaret evSokolit, smund te pretendoni ne vazhdimesine e shoqerise se Sokolit, se vete shoqeria e hoqi qafe Sokolin, per te keputur hallken qe lidhte krimin ordiner me urdheruesit e ketyre krimeve.
    Njeriu i thjeshte, jeton dhe largohet nga kjo jete, si i panjohur, perjashto familjaret e tij, ndersa njerezit e njohur ne publik, duhet qe ne te gjalle, ta bejne vendin e tyre, mbas largimit te tyre nga kjo jete, qe mos ti kapi harresa.

  • po ketu dihet kush e eleminoi familja e shqupit LUL- SAL-SHKERDHEN FAMILJA BERISHA SA TE JENI GJALLE NUK DO MERRET VESH SE KUSH E VRAU ATE SOKOLIN- AZEMIN -TREBICKEN – PASHKON E SHUM E SHUM TE TJERE ME KETE DREJTESI MALOKESH QE KEMI NE

  • Leri prrallat shiko kush ta vrau Vellan,pyete njeher shoferin e tij Qamil Myftare Gjuten se mos te ndihmon ne ndonje te dhene.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *