Makinat luksoze të Ermal Hoxhës? Berisha poston foto të një sportisti të vdekur

redaktor

Sali Berisha ka postuar dje disa foto makinash luksoze, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.

Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.

Të paktën dy prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.

Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.

Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.

Kushëriri i parë i Kukajt, Mendrit Berisha u shpreh  se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm.

Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.

“Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, thotë më tej ai./b.l

Share This Article
9 Comments
  • Po,sali serbi,ka gjet shesh dhe bene pershesh.Dhe tani si i poshter qe eshte prite kur dote shkruje brockulla qera,kur dote thot se,Ai ishte dhe mik i ERMAL HOXHES,pra dhe perate dhe e kan vrare prite sali qenin tani me pergjigjt dha rrenat e tij gallat.Po,mir e ka,se qeveritaret dhe edvin rama,nuk e mbyllin ne spac,por une po te jem si ki cunni qe eshte,treguar u hapur se ato fotografi jan te gjalit minxhes tij,mir eshte ta ngrene nji akuz kunder sali serbit,per nxjerejen ne opion gjerat private te t’dnjerit.

  • Berisha nje çune rruge.. Mendrit? Ai eshte nje qen i zgjebosur rruge, qe duhet ta gjuajne njerezit sa here ta shohin e tja bejne bythet shoshe.

  • Balozi i zi ,do te me pelqente ta quaja nuk e ben botimin e fotos per Ne qe lexojme por per karemin e tij Mero Baze qe pas kesaj pergatit nje editorial te posaçem, pasi te dy kane te njejten dyshtetesi!Ndaj mos u merzisni me te se nuk e ka per lajm por eshte kodimi me te cilen ai ka 32 vjete qe punon!

  • ***Ermal Hoxha eshte shume i urte,shume shume i ndershem,shume shume djale i mire.kjo e vertet eshte marre nga nje burim shume i afert dhe i sigurte,si levize dy krane kryqe qe i thone nje fjale popullore.Rezarta shkurta thote burimi ai/ajo , eshte djalli vete e ka future ne kurthe,me makina,dhe drogen,etj .Po shfrytzoi kete medjum,te fjales lire per te thene nje te vertete shume te sigurte marre ne rruge pa asnje interese.vetem se njeriu i ndershem duhet te thote gjithmone te verteten.
    @@@Sa per akuzat e Sali Gerdecit Serbit ose 21janarit jane akuza prej bukshkali,tradhtari ,ndaj shqiptarve por dhe familjes HOXHA.
    @@@Kur takoi E.Hoxhen Saliu ngriti doren larte dhe tha mose ma ndyni doren se ja kame Enver Hoxhes!!!.. . Kesaje i thone:/Jepi buk qenit te kafshoje doren/!!!..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *