Gjykata Kushtetuese rrëzoi sot Partinë Demorkatike, duke mos i pranuar kërkesën për shpalljen të papajtushëm me ligjin themeltar të shtetit ndryshimet në ligjin “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive” .
Demokratët në atë kohë kundërshtuan ndryshimet e propozura nga mazhoranca, të cilat i hoqën kompetencën Presidentit, për të propozuar emrin për kreun e Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, duke ia kaluar parlamentit. Sipas tyre ndryshimet janë antikushtetuese dhe revansh i radhës i qeverisë drejt shtetit oligarkik, duke kapur dhe nështruar politikisht çdo institucion.
Kundër këtij ligji nuk ishte vetëm opozita por dhe presidenti Bujar Nishani, i cili e refuzoi me dekret, duke u cilësuar si jo kushtetues dhe cënues për kompetencat e tij.
Por në atë kohë nismëtarët, e mbrojtën duke theksuar se Presidenti kur thotë që përzgjedhja e Inspektorit të Përgjithshëm vetëm nga Kuvendi mund ta politizojë atë, çfarë duhet të thuhet për kreun e shtetit kur ai zgjidhet nga Kuvendi, dhe vetëm me 71 vota.
