Ballsh, përleshje mes 2 ish-gjimnazistëve të përjashtuar para shkollës, njëri plagoset me kaçavidë

redaktor

Një 16-vjeçar, ish-nxënës i shkollës së mesme “Dervish Hekali” në Ballsh, është plagosur me kaçavidë pasditen e djeshme, pas një konflikti nga një tjetër ish-nxënës, ku sipas policisë kanë qenë të dy të përjashtuar nga shkolla prej muajit tetor 2014. I plagosuri është M. Iymeri, ndërsa ngjarja ka ndodhur në afërsi të gjimnazit. Policia vendore nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapi autorin e dyshuar, R. Xh., 16 vjeç. I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Fierit, ku iu nënshtrua edhe operacionit. Babai i të plagosurit ka pohuar se autori i plagosjes është njeri problematik dhe se prej ditësh kishin nisur punën për largimin e të birit nga kjo shkollë, për ta transferuar në një shkollë private. Ai gjithashtu ka pohuar se policia e Ballshit nuk ka ndërhyrë pas plagosjes dhe është dashur ndërhyrja e policisë së Fierit, për zbardhjen e kësaj ngjarje. Por policia sqaroi se “ndalimi i agresorit u bë nga Patrulla e Ballshit dhe se dy të rinjtë kanë qenë ish-nxënës të shkollës, kurse konflikti për motive banale ndodhi jashtë rrethimit të gjimnazit”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *