Kukeli, në fushë pas 9 muajsh

anazapta

Lojtari po riaftësohet pas dëmtimit të tmerrshëm dy javë më parë

 

Burim Kukeli pritet të kthehet në fushë nëntë muaj pas dëmtimit të tmerrshëm që pësoi dy javë më parë, në ndeshjen miqësore që Zyrihu luajti kundër Bellinzonës. Pas operacionit, lojtari kuqezi është në fazën e riaftësimit. “Ishte një faull i panevojshëm, por nuk kam asnjë urrejtje përbrenda. Ndihem shumë më mirë se përpara dy javësh, dhe shpresoj që në fazën e dytë të sezonit të ardhshëm të jem gati për t’u rikthyer. Brenda gjashtë javësh duhet të jem gati të eci normalisht”. Njëri prej mjekëve të tij, Markus Amgwerd, thotë për sport.info se dëmtimi i Burimit është shumë i keq, dhe shumë lojtarëve u është dashur shumë kohë për të marrë veten. Por ai është optimist se Kukeli do të jetë sërish gati pas 9 muajsh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *