Që prej fillimit të këtij viti, shërbimi i taksive 8+1 nuk është më në dispozicion të qytetarëve beratas për linjat ndër-qytetase. Një vendim i ditëve të fundit i Bashkisë Berat përcakton së transporti interurban do realizohet vetëm me autobusë, ndërsa nga 81 furgonë që e ofrojnë aktualisht këtë shërbim, do lejohen vetëm tre të tillë. Kjo ka sjellë reagimin e drejtuesve të furgonëve, të cilët dje janë grumbulluar para Bashkisë së qytetit, ku kanë kërkuar shpjegime për këtë situatë. Ndërsa pritet të rishikohet ky vendim nga autoritetet vendore.
