Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka paditur për shpifje kreun e grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Ky i fundit doli në një konferencë shtypi mesditën e së premtes, duke e akuzuar Tahirin se ka lidhje me krimin e organizuar dhe Emiliano Shullazin.
“Sot ministri Saimir Tahiri i kërkoi zyrës juridike formulimin e padisë penale dhe civile për kryetarin e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, lidhur me derdhjen në publik të një sasie shpifjesh të pazakonshme edhe për një shpifës profesionist si Edi Paloka. Edi Palokën e njeh mirë çdo qytetar, që ndjek jetën politike shqiptare dhe s’ka dyshim se jo vetëm mes qytetarëve pa dallime partiake, po edhe mes vetë kolegëve të tij partiake, ka konsensus të plotë për faktin se ky individ jeton me profesionin e shpifësit.
Por ka ardhur koha që Edi Paloka të provojë të kundërtën, duke i rrëfyer përpara një trupi gjykues faktet që ai disponon për dalldisjet e tij publike. Ashtu sikundër ka ardhur koha, që shpifje të cilat njollosin personalitetin, dinjitetin dhe punën e të tjerëve për shkak të detyrës të ndëshkohen sipas ligjit.
Ministri Tahiri është i gatshëm që në rastin e paraqitjes së një prove të vetme nga Edi Paloka, lidhur me akuzat e ngritura sot, të përballet me të vërtetën në të gjitha mënyrat, për përgjegjësinë që mban në detyrë por edhe para ligjit e drejtësisë po ashtu.
Në të kundërt drejtësia duhet ta ndihmojë Edi Palokën të mësojë se koha e pandëshkueshmërisë për zanatin e tij të ulët ka mbaruar”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Me qe te akuzon per lidhje me Shullazin dergoji nje Shullaz tjeter ti futin nje Palle te shendoshe dhe pastaj kerko per te gjetur kriminelin qe ne fakt Palo—- okes do I hynte ne qef dhe do kerkonte qe te miratohesh martesa e Gejve .
Jeni ba si femijet e shkolles dikur, mesuese ma rrafi filani? Se tani nuke funksjonon me se e vret me kallash ne orar te pushimit…..prandaj ju sugjeroj zoterinje deputet meqe gjuhen parlamentare e keni braktisur…merrni kallashet kunder njeri tjetrit se keshtu mund te gjejme paq dhe ne populli.
Tahiri e ka provuar se cfare domethene te denohesh nga Gjykata per shpifje prandaj tani do qe ta provojne edhe te tjeret.
Zoti Minister me thoni kush ju mesoi te sillene me ne fund keshtu se do te vete ta qeras per sherbimin qe i ka bere demokracise shqiptare duke ju kujtuar te zhvillone edhe nje komponete te qenesishme te detyres suaj, te cilen e benit me sakrifica por dhe devotshmeri para me pak se dy vjete ne Parlament: denocimin e mashtruesve e sidomos te atyre qe perdorin podiumet e institucineve te larta te vendit, per te demtuar e frenuar me qellim procest e zhvillimit te demokracise.
Uroj qe ta vazdoni me intesitet e konsuence te larte kete mision me qellim qe cdo kuader, e aq me shume deputet e me larte, gazetaret e punonjesi e medjave te shkruara e vizive te mbajne pergjegjesi konkrete e reale ligjore per perhapjen e te pa vertetave, dhe sidomos te dizinformimeve te qellimeshme.
Me respekt per Ju zoti Minister, sepse respektoj punen tuaj te lavderueshme dhe jo vetem kaq, por edhe te punonjesve qe militojne ne Ministrin qe drejtoni, vecanerisht punonjesit e policise qe gjobiten ne Kryeqytet deputet, gjykates dhe ne pergjithesi pronare te veturave lluksoze etj, etj, sepse deklaruan thjeshte e kuptushem nga te gjitha shtresat, pa metingje e kongrese,pa kamera e gazetare, pa prezencen e kengetareve te paguara “si frengu pulen” ne ballin e podjumeve te metingjeve propogantistike, lajmin fillimit te RILINDJES SE RE.
Ju uroj shendet e suksese ne detyren Tuaj !
V.Duka. mesues pensionist.