Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Unë jam dakord me tezën e shtruar nga z.Topi që për 21 Janarin duhet të bëhet një gjyq politik e pas kësaj ta shikoni se si do të dalë 2 Prilli ‘91, ‘97-a, ‘98-a, vrasjet në seri të K.Trebickës, A.Hajdarit, vrasjet e Gërdecit etj. Qeveria e cila është dorëzuar duke na lënë të nënkuptojmë që dëshira është e madhe por mundësitë të vogla, le të ndjekë shembullin e krye krimit që kur iu desh nevoja, zëvendësoi arsimin e lartë me kursin e plepave, kur shkarkoi nëpunësit e i mbushi institucionet me banda rrugësh, kur e kur… deri sa më në fund mbas 70 vjetësh do të na importojnë ndonjë Sali tjetër e në vend të legjendës kombëtare Gjergj Kastriot Skënderbeut të vendosë Saliun mbi kalë. Kjo është një fatkeqësi kombëtare e mos nivel shoqëror, pasi siç i imponuam Berishës të zbresë nga kali, kështu mund të detyrojmë edhe Ramën, ose të mbajë premtimin e dhënë për 21 Janarin duke këputur gardhin që i kanë ngritur. Vetëm në këtë mënyrë mund e duhet të vritet frika e mospërsëritjes të skenave të tilla jo nga dritaret e shtetit, por as nga ato të banesave të shtetasve. Kjo është drejtësia e një nga shtyllat e demokracisë që kërkojmë, pasi demokraci me dy standarde nuk ka e nuk duhet të ketë. Ndryshe Saliu është gati të bëjë përsëri 21 janarë, por këtë radhë nga godina e SHQUP-it që ish-miku ynë, që pasi mbylli të gjitha vrimat u largua nga ky vend e bekoi si seli të PD-së, këtë radhë me maskën e Lulit.
