Kur ministrat bëjnë gazetarin…

Dita

Mbrëmjen e së enjtes, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka ndërhyrë në emisionin “Opinion” përmes një lidhjeje telefonike. Debati ka qenë për krimin dhe drogën e Elbasanit dhe ministri e ka parë me vend që të prononcohet personalisht. Mirëpo në fund ai ka replikuar me gazetarët në studio, duke ftuar ata të mbështesin policinë.

“Po edukoni qytetarët me mosbesim ndaj institucioneve. Mbështesni policinë, të gjithë të jemi bashkë kundër krimit”, ka thënë Tahiri.
Fatos Lubonja ka reaguar duke thënë se të gjithë duhet të bëjnë punën e tyre dhe “ne kemi të gjithë të drejtën të ngremë
dyshime dhe të kritikojmë”. Ndërsa Mark Marku tha: “Ti nuk i thua asgjë atij tëndit, se unë e dinë të gjithë ia kam thënë kryeministrit
tim”.

I ftuari tjetër Andi Bushati u shpreh: “Nëse me këto aksione njerëzve u mbushet mendja se bosët e drogës janë
dënuar, atëherë debatin e keni të fituar dhe bravo ju qoftë”. Analistët, sidmos këta të Klanit, atë punë kanë llafet – shkruan një komentues i lajmit në FB – po ministrat nuk bëjnë mirë që futen në këtë valle. Ministrat të mos bëjnë gazetarin dhe gazetarët të mos
bëjnë ministrin… Mirë e ka ky, po kujt ia thotë? 🙂

Share This Article
4 Comments
  • lubonja eshte nga fryn era mbyllet dera por po pati lek shkon ne te gjitha anet spiuni edhe eshte vetem hipokrit i persekutuar

  • kur ka ngelur opinjoni per tan hoxhen lubonjen dhe markun mungon dhe preci me duket se ato marrin rrogen tek klani se ngelen cdo darke tek kolltuqet e klanit jane bere si lapanjoz

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *