Drejtori i Inspektoriatit Shtetëror të Punës Dritan Ylli së bashku me drejtues të tjerë të këtij institucioni, zhvilloi një vizitë inspektimi në një prej ndërmarrjeve kryesore të sektorit fason që ushtron aktivitet në Tiranë.
Qëllimi i kësaj vizite inspektuese, ishte bashkëbisedimi dhe njohja nga afër me shqetësimet e punonjësve, për respektimin e të drejtave të tyre të ligjshme, nëse ishin kontribues në skemën e sigurimeve shoqërore apo jo, sikurse i ftoi të gjithë punonjësit të mos hezitojnë për të ankimuar çdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave.
Dritan Ylli garantoi punonjësit se dyert e Inspektoriatit të Punës, do të jetë gjithnjë i hapur për të trajtuar çdo rast të shkeljes së këtyre të drejtave dhe për të ndëshkuar ashpër çdo subjekt që synon të përfitojë në kushte të paligjshmërisë dhe evazionit.
