Kryeministri italian, Matteo Renzi, dhe kancelaria gjermane, Angela Merkel, zhvilluam dje një takim dypalësh në Firence. Në një konferencë shtypi të përbashkët ata vlerësuan vendimin e fundit të Bankës Qendrore Europiane (BQE) si një shtysë për rikuperimin ekonomik të Bashkimit Europian. “Mendoj se çdo gjë që do të vihet në praktikë do të japë një nxitje për rikuperimin ekonomik.
Gjithmonë mund të bësh më shumë, por ajo që është bërë, është bërë, tani duhet të punojmë”, tha Renzi në fund të takimit dypalësh të dy liderëve në qytetin toskan, qytet që kryeministri e drejtoi si Kryetar Bashkie para se të emërohej kreu i qeverisë italiane. Renzi u shfaq para shtypit së bashku me Merkel për të analizuar masat e fundit të marra nga Bashkimi Europian dhe siguroi se vendime si ato të BQE-së të njoftuara nga presidenti i saj, Mario Draghi, nuk duhet të shihen si një justifikim për të bllokuar reformat. “Italia mundet dhe duhet të bëjë reforma.
Tani duhet të ecim më shpejtë, të jemi të vendosur”, shtoi Renzi përpara skulpturës së Davidit të Miguel Angel në Galerinë e Akademisë së Firences. Takimi italo-gjerman vjen në një moment ku qeveria e Renzit tenton të kryejë reformat e njoftuara një vit më parë, por aprovimi definitiv i të cilave është ngadalësuar për të shkak të proceduarave parlamentare. Pas aprovimit të reformës së punës që solli për Renzin kundërshtinë e sindikatave e që u manifestua me një grevë të përgjithshme në dhjetor, kryeministri tenton të çojë tani përpara reformën e ligjit elektoral me mbështetjen e ish kryeministrit konservator Silvio Berlusconi.
Merkel nuk nguroi të vlerësonte publikisht reformat e ndërmarra nga Renzi dhe tha se plani i shefit të qeverisë italiane është shumë ambicioz dhe i rëndësishëm dhe pohoi me besim se do të sillnin rezultate. “Kryeministri italian ka një plan reformash jashtëzakonisht ambicioze, do t’ kthejë shpresën të rinjve dhe sigurinë njerëzve”, tha ajo. Dy liderët ranë dakord që Italia dhe Gjermania së bashkë duhet të ndryshojnë historinë e Europës duke entuziazmuar të rinjtë në emër të idealit të përbashkët evropian kundër atyre që duan të shkatërrojnë bashkimin e BE-së.
Kreu i qeverisë italiane falënderoi më pas kancelaren duke u shprehur krenar për miqësinë italo-gjermane “Falënderoj në mënyrë të veçantë Angelan. Në muajt e ardhshëm do të kemi shumë punë për të bërë dhe besoj se historia e madhe e miqësisë italo-gjermane do të shkruaj në muajt e ardhshëm faqet më të bukura të saj”, pohoi ai.

Nese do pini nje cike uje nga ajo cesma qe e keni siper kokes them qe do e ndryshoni, por mundesia eshte qe ai uji ka shterruar qe do thot se shpresat jane te vogla…europa ngelet si Jozi saliut kokerr k…ve.
Statuja njihet si Dvid i Mikelanxhelos( Davide di Michelangelo)
Volumi i likuiditetit qe do te hidhet ne Europe
nga QE , llogaritur nga Draghi , [ qe nuk do te zgjith asgje , per qytetaret , por vetem per spekullatoret ]
eshte me pak se gjysma e asaj qe nevojitet per te hedhur ne sistem me QE.
Draghi shpreson ne 1140 miliard , te hedhur ne sistem
QE ,
kur analistet e medhenj Boteror [ fonte Bloomberg ] na thone qe
shuma qe duhet qe te dale EUROZONA NGA
OBITORIO ESHTE 2500 MILIARD , TE PAKTEN ose me sakte 3000 miliard.
Por te gjithe analistet bien dakort , kur thone ,
se Semplicemente nuk egzistojne ne UE 1140 MILIARD
DI TITOLI QE banka qendrore europiane munde te bleje me QE , E SAJ
MENO CHE MENE 3000 MILIARDI DI TITOLI SE STIAMO CON RECUISITI
iMPOSTI DA DRAGHI ,
AFFINCHE QUEI TITOLI POSSANO PARTECIPARE ALL’ ASTA .
E ATEHERE ?
Atehere e’ tutta una Farsaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa , per far fare soldi
a un pungno di speculatori . Fund.
QE —- do te thote :
Quantitative Easing
emer apsurd per indicare qe banka qendrore e nje shteti ,
ne merkat sekondar blen i titoli di stato dello steso Paese .
HAJDUTERI ORE HAJDUTERI
MERRU PARA NJEREZVE TE SUKSESSHEM DHE JEPUA TE FALIMENTUAREVE.
PASTAJ THUAJI KETYRE TE FUNDIT TE KONKUROJNE ME ATA TE PARET, PO ME PARATE E TYRE.
KY ESHTE FUNDI I SISTEMIT TE PERENDIMIT KESHTU SIC E NJOHIM SOT.
MIRE MERKEL DO TA NDRYSHOJE ME PARATE QE KA, PO KY RENZI ME CFARE DO TA NDRYSHOJE??
APO MOS NDOSHTA ME “FRYME”
HA HA HA HA HA HA
Si asfaltohet ekonomia Renziana , me fjale te vitit te 3 gjimnazit .
Renzi thote :
Dobiamo Aumentare la produttvita degli ITALIANI !
Renzi kerkon qe italianet Producano me shume ne pune ,
por kjo ç’fare i zgjidh ?
Problemi qe Ndan sot shtetin eshte Pa punesia .
Po çfare i duhet qe te jene me prodhues , ata qe punojne ?
pra ata qe punojne duhet te punojne si te çmendur ,
dhe keshtu do te kesh me shume te pa pune ,
duke sforcuar ata qe punojne ………………….
Pra renzi mendon …………..
Kam 100 qene dhe i hedh 50 Kocka [ vende pune ]
50 qene kthehen ne kolibe pa ngrene ,
Atehere Renzi u thote ketyre Qeneve qe duhet te behen
piu Produtivi
Dhe u bene edhe kurse informacioni qe te Vrapojne me mire ,
dhe se si te Shtrengojne Kocken me mire me dhembe .
Pastaj hedh prap 50 Kocka per 100 qene ,
edhe me Informacionet qe u ka dhene per Piu produtivi ,
prap 50 qene ngelen pa kocka ,
çfare i duhen 50 qene Super produtivi ,
kur 50 te tjere i ka gjithmone te uritur …………………
Pastaj thote .
La produtivita Gjermane per Ore pune eshte me e ulta ne Europe ?
Kur Pa Punesia ne gjermani eshte me e Ulta …………………
Pinoku nuk ka thene Asgje …….. Haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
Cazzate ciccio :
Leket i bene o Shteti ose Banka ,
por u bindet Tecnokrateve Europian qe e ndalojne [ shteti harxhon gjithmone defiçit e me Borxh .