Balla: A e mbështet PD heqjen e taksës “ZEN” tek karburantet?!

redaktor

Deputeti socialist Taulant Balla i është përgjigjur përmes një komenti në Facebook akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me çmimin e karburanteve në tregun vendas.

Prej disa ditësh mes mazhorancës dhe opozitës po zhvillohet një debat në distancë në lidhje me cmimin e karburanteve ku palët akuzojnë dhe fajësojnë njëra-tjetrën për këtë situatë. PD ka apeluar për një protestë ditën e hënë, duke ftuar të gjithë drejtuesit e automjeteve të ndalojnë makinat për 5 minuta në të gjithë vendin, për të kundërshtuar politikat qeveritare në lidhje me taksat.

Partia më e madhe opozitare akuzon Qeverisë se me taksat që ka vendosur po detyron qytetarët shqiptarë të paguajnë më shumë se cdo vend tjetër europian për karburantet.  Madje sipas PD-së cdo qytetar shqiptar paguan një taksë prej 1008 lekë për çdo litër karburant. Por deputeti socialist Taulant Balla në reagimin e tij fajëson ish-Qeverinë Berisha për këtë situatë, duke përmendur këtu pagesën prej 180 dollarë që duhet të paguajnë kompanitë për cdo bot 30 ton për shënjimin e naftës.

 “Lidhur me gjithcka po thotë PD për cmimin e naftës në treg, si ka mundësi që këta i marrin shqiptarët për budallenj. Kur këta ikën nga pushteti e lanë cmimin e naftës 1950-1980 lekë litri apo jo. Sot në treg mund të blesh naftë 1550-1630 lekë litri.

Sigurisht niveli i takasave nuk ka ndryshuar rreth 1000 lekë peër liter, nivel ky i përcaktuar edhe neë marreëdhënien kontraktuale që Shqipëria ka me FMN. Ndërkohë që renia e cmimit në burseë i ka dhënë efektet me një ulje shumë të ndjeshme 400-450 lekë për litër.

Për keq në cmim sigurisht ka ndikuar rritja e vlerës së dollarit në krahasim me lekun. Sepse para dy vjetësh në Shqipëri cmimi ishte 2 dollarë/liter me një kurs shkëmbimi 1 dollarë – 100 lekë, ndërkohë sot cmimi në Shqipëri është 1.3 dollarë për litër me një kurs shkëmbimi 1 dollar – 125 lekë.  Pra normalisht cmimi në shitje në Shqipëri për shkak të rritjes së dollarit në këmbim me lekun duhet të kishte pësuar rritje”, shkruan Balla në rrjetin social.

Postimi i plotë i deputetit socialist Taulant Balla

Kompanitë paguajnë 180 dollarë për cdo bot 30 ton për shënjimin (ngjyrosjen) e naftës dhe të nënprodukteve të saj.  Për cdo litër naftë paguhet kjo taksë nga cdo shqiptar. Prishja e kasaj takse, e penalizon Shqipërineë me dhjetëra milionë Euro, sepse kështu e ka firmosur Sali Berisha kontratën.

Të dashur miq,

Ne respektojmë  çdo formë reagimi apo edhe proteste nga ana e opozitës.

Po nuk mund të humbim kohë as me imituesin Lulzim Basha, as me padronin e tij Sali Berisha, as gridërimat e PD.

I pari është bërë zëdhënësi i njerëzve që s’duan t’i paguajnë dritat, por që duan të vazhdojnë ti vjedhin.

I dyti dihet, është përgjegjësi kryesor për të gjitha plagët e mëdha që ne po kurojmë me reformat tona.

Luli e Saliu nuk dinë c’të bëjnë sepse e shohin që ekonomia, siç e konfirmon edhe FMN, ka nisur të rimëkëmbet. Ata nuk e duan rimëkëmbjen e ekonomisë, sepse duan anarshi e turbullirë prandaj bëjnë thirrje për mospagim dritash e për shtet policor.

Ne nuk po ndërtojmë një shtet policor, por po ndërtojmë shtetin që Luli e Saliu e kthyen në një repart bashibozukësh, duke nisur nga policia që ishte vendosur në prehrin e krimit.

Lidhur me gjithcka po thotë PD për cmimin e naftës në treg, si ka mundësi që këta i marrin shqiptarët për budallenj. Kur këta ikën nga pushteti e lanë cmimin e naftës 1950-1980 lekë litri apo jo. Sot në treg mund të blesh naftë 1550-1630 lekë litri.

Sigurisht niveli i takasave nuk ka ndryshuar rreth 1000 lekë peër liter, nivel ky i përcaktuar edhe neë marreëdhënien kontraktuale që Shqipëria ka me FMN. Ndërkohë që renia e cmimit në burseë i ka dhënë efektet me një ulje shumë të ndjeshme 400-450 lekë për litër.

Për keq në cmim sigurisht ka ndikuar rritja e vlerës së dollarit në krahasim me lekun. Sepse para dy vjetësh në Shqipëri cmimi ishte 2 dollarë/liter me një kurs shkëmbimi 1 dollarë – 100 lekë, ndërkohë sot cmimi në Shqipëri është 1.3 dollarë për litër me një kurs shkëmbimi 1 dollar – 125 lekë.  Pra normalisht cmimi në shitje në Shqipëri për shkak të rritjes së dollarit në këmbim me lekun duhet të kishte pësuar rritje.

PD ankohet për taksat. Njëra prej tyre është taksa që kompanitë paguajnë për shënjimin në një vlerë prej afro 180 dollarësh për cdo bot 30 tonësh. Prej 16 muajsh Qeveria e re shqiptare ka nisur procedurat për heqjen e kësaj takse, të vendosur në fund të mandatit të Sali Berishës.

Do thoni ju po pse nuk e hiqni? Sigurisht keni të drejtë.

Por për heqjen e saj, ai që e ka firmosur këtë takseë (Sali Berisha), ka vendosur një klauzolë penaliteti me dhjetëra milionë euro.

Pra në rast se Qeveria shqiptare e prish këtë kontratë, Qeveria në arbitrazh detyrohet ti paguajë kësaj kompanie një gjobeë shumë të majme, të cilën kompania në fjalë do ta dëshironte.

Për ata që nuk e dinë po ju kujtoj shumë shkurt.

Në fund të mandatit të tij Sali Berisha e ka vendosur taksën “ZEN” përmes Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.200, datë 13.03.2013, “Për miratimin e kontratës së koncesionit për shërbimin e markimit dhe monitorimit të karburanteve, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Bashkimit të Përkohshëm të Shoqërive “Global Fluids International” S.A. dhe “Petroleum Consulting Partners” A.G. dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.498, datë 30.05.2013 “Për përcaktimin e procedurave të shënjimit të naftës bruto dhe nënprodukteve të naftës”. Kjo kontrate u ankimua ne gjykate me te ndryshurar qeverisja, por gjykata e la ate ne fuqi.

Qeveria do duhet të gjejeë mekanizma të tjerë për heqjen e kësaj takse të turpshme. Taksa quhet “ZEN”, me nder emrin e të birit të atij që e vuri, që përfiton prej saj dhe që na e ka lënë në derë.

Share This Article
8 Comments
  • Tani kemi dum ,dumen qe tè kenaq me seriozitetin “madheshtor”te salès dhe fjalorin ngazellyes tè lulushes rrugè e mbi rruge,nga pas daullexhinjtè ristan ,halim,paloka.Vazhdoni pèrpara se te ferra e vogèl do gjeni bajgèn e madhe ,sala ju vèshtron me dylbite e vishos.

  • Per cmimin e karburanteve PD eshte duke ngritur nje tymnaje sic eshte edhe vete,kur ishte saliu president i ati i jurida tabakut u be milioner me hidrokarburet dhe sponzorizonte fushatat e kermes sali tani ketu ke eshte morali i kesaj palo partie apo futja ne pordh genje-shpif-etj ves i ndyre qe zgjat sot e 24-vjet…

  • Po ti Taulant, e mbeshtet kete gje ?. Pse duhet te drejtosh kete pyetje, kur i ke te gjithe mekanizmat ligjore me i degjeneru dhe shpartallu te gjithe koncesionet e lena nga kriminelet ne fund te mandatit te tyre ?. Jo vetem te karburanteve Taulant, por edhe gjithe koncensioneve te tjera si psh, mineraleve, HEC-eve etj.etj.etj, me te cilat hajdutet jane tallur dhe vazhdojne te tallen me pasurine e shqiptareve, per te cilat jane sjelle dhe vazhdojne te sillen sikur e kane te tyren private. Here tjeter kete pyetje drejtoja vehtes e formacionit politik ne te cilin ben pjese dhe jo hajduteve dhe popullit te shkrete, i cili nuk ka asnje fuqi ne kete drejtim, pervecse te te jape voten ty qe ti japesh drejtim zgjidhjes perfundimtare se ketij problemi. Dhe nje pyetje nga ana ime, a jeni ne gjendje JU qe hajdutet ti fusni ne burg dhe pasurine e tyre ta sekuestroni dhe t`ja ktheni atij qe i takon ?. Tung.

  • Vazhdon njesoj si ne opozite ,kjo mbase eshte e miire per ty e Bracen por ne duam Saliun ne burg e drejtesi per gjthcka se po te jete keshtu per hiq e mos e keput ,heres tjeter do votojme 100% Ilir Meten .Te pakten Ai nuk premton romantizma e ideologjzma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *