SHËNIM: Shteti apo pushteti

redaktor

Është e treta herë që sonte një stacion TV, i quajtur Saloniki Tv po jep pamje nga ngjarjet e ditëve të sotme ne Kosovë; demonstrata, përleshje, xhama të thyer, rrahje, gaz lotsjellës, dyqane të shkatërruar, policë me skafandra…dhe megjithëse nuk kuptoj asgjë nga gjuha e tyre, përsëri më duket sikur po bën apologjinë e së keqes që na kapur ne, shqiptarët.

Prej vitesh në trojet shqiptare, politika e jo vetëm ajo, ka shtruar para njerëzve që marrin përsipër rolin e liderëve pyetjen: shtetin apo pushtetin.

Për fat të keq shumica e tyre ka zgjedhur pushtetin.

Dhe kanë harruar shtetin.

Kanë harruar se mijëra njerëz janë nisur për të bërë shtetin, në këtë rast shtetin e Kosovës, dhe jo për të ndërtuar mbi gjakun e tyre pushtetin e një pakice që sundon mbi shumicën.

Unë di mjaft njerëz që u nisën për t’u bërë heronjtë e Kosovës, por u bënë mercenarët e saj.

Ashtu si njoh mjaft njerëz në Shqipëri që u nisën për t’u bërë idealistët e lirisë dhe u bënë varrmihësit e saj.

Po ndjek për të tretën herë të njëjtat pamje, në një TV që sigurisht nuk do të thotë asgjë të mirë për ne, shqiptarët, dhe po mendoj se kjo që ka ndodhur me ne, ndoshta, ku ta dish, mund të ketë ndodhur edhe me popuj e kombe të tjerë. Por dhimbja e tyre nuk ka qenë dhimbja jonë, dhe më kujtohet shpesh fjala e një njeriu tepër të dashur për mua, në Shkodrën e mençur, kur thonte se “më ra vetja e më këputë shpirtin”.

Edhe ne, si në fjalën e mençur, na ra vetja e na këputi shpirtin.

Edhe pas një shekulli shtet, njerëzit rendin pas pushtetit, si kuajt që rendin pas kullotave.

Në Selanik është natë e errët. Qyteti është në ethet e zgjedhjeve. Pak më bën merak kjo gjë. Më trondit fakti se, edhe në këtë natë rrënuese ose jo për grekërit, ata gjejnë kohë të mjaftueshme për të sfiduar shqiptarët.

Them kështu sepse në të gjitha pamjet e dhëna nuk shoh asnjë nënë gjakovare që kërkon ku është trupi i birit të saj, asnjë nënë që prej 15 viteve pret të dijë se ku pushojnë njerëzit e saj…shoh vetëm dhunë, tym, xhama të thyer e policë me skafandra.

Kjo nuk është Kosova që deshën ata që u flijuan.

Pushtetarë mendoni për shtetin.

Shtetas mendoni për të ardhmen.

 

Selanik, 24 janar , natë e errtë.

Share This Article
4 Comments
  • AH,MORE BEDRI GJALI.
    Po,ore po,mjerishte pothuaj te gjith ata shoket e tu,dhe te mit,qe disa u enden neper evrop bashke me mua,dhe me ty mik,ju erdhi koha e tyre tinzare,se tinzare kishin qen ndaj teje e meje,dhe pas rarjes s’komandantit dhe familjes jashiri,te gjith u turen per ne shqipri dhe than mesvede at,na erdhi koha jon dhe mule burra ti biem pak krisma te bejm dhe ne,se nryshe nuk arim ne pushtet.E’tregoi koha dhe veprimet e ish shkve te mij dhe tut,se nuk e kishin pasur shtetin ne mendje por pushtetin,se e tregon dhe perullja e tyre njeri pas qetrit para varrit te ibrahim rugoves.Kta,qe dikur e nxoren listen ne emer te shtabit te pergjithshem se,jan te denuar par tradhti rugova,bukoshi dhe shum qer te qeveris bukoshi por cfar u be?Asgje.Thaci dhe ishkomanantet hyn ne marveshje me marr pushtetin dhe me vjedh sa te mundin.Po,ashtu idhulli o jot ali ameti alias,aleksandar antiqi,ne maqedoni,beri nji tradhti sa nuk e ka bere asnji pervec toptanit,pra dhe ky nisi me nji emer te madh,ushtria clirimtare kombtare,dhe perfundoi ne ushtri e tradhtuat dhe e lenun pa buk more bedri,kurse aliu fazliu,xhaferi e gzimi ne sobranie dhe pushtet kundershqiptar.Kjo,eshte tragjikja or mik,haj kalovshe mir,dhe mos u merzit ky popull kur nuk e dallon tradhtin nga atdhetarizmi mir e ka,e gezovte robrine.

  • Z.BEDRI,Si gjthmon me analiza aktuale e te sakta.Veç tjerash,kam mendimin se ne Shqiperi,Kosove etj,sundon UDB-ja serbe,pasi drejtuesit e dy vendeve tona i kane rrenjet andej,ose kane qene ne udheheqje s’bashku me ta.Serbi kerkon me çdo kusht anarshi ne keto vende,qe Kosova te mos jet shtet i pavarur & Shqiperia te terhiqet zvarr,pa qetsi,pa shtet & ti largohet sa me shume Europes,mundesisht edhe 100 vjet te tjera.Kot nuk ka thene Enveri:”Ballkani eshte fuçi baroti”.Kuptohet fitilin e ka Serbi.Teoria Sali-Azem tek ne”Te shkaterrohet çdo gje e ndertuar ne socializem”-nga erdhi?.Po çeku i bardhe nga erdhi?.Shume e dine por nuk kane mundesi te flasin,shkruajne e te veprojne.Ju lumt juve & gazetes DITA qe u jep hapsira per te kthjelluar kujtesen e njerezve te stresuar nga disa politikan injorant qe vetem punojne per tu pasuruar familjarisht-Respekte.

  • Po Greku kete rast qe i vjen si prej zotit e shfrytezon per terheqjen e vemendjes te opinionit grek nga problemet e brendeshme qe po ia marrin shpirtin.Kete praktike nese ju kujtohet ndiqte e ndjek edhe PD me Berishen ne krye qe ne here te heres,kur thurnin ngjarje ne Shqiperi per te larguar vemendjen boterore nga Kosova qe shtypej e vritej me nje fjale ne sherbim te serbise me antishqiptarizem.A thua ka prap dore te tille brenda?!…

  • Pra létra ne gazeten shqiptar eshte e kot:merr mundin edhe shkruaje nje léger anglisht ku te percjellish cudine tende,edhe joprofesionalzmin e tyre!reagoni ne per shtyp!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *