Çështja është më e thjeshtë se kaq

redaktor

Dërguar me email

[email protected]

Rama ka promovuar një tjetër produkt kulturor të afërt, atë të tuneleve të kohës së komunizmit, që vjen pas Bunk`Art-it. Dhe e vetmja oponencë që i është bërë prej zërash opozitarë, politikë ose jo të tillë, është se ai, në mënyrë të kamufluar – pra, duke i hedhur miletit trutë e gomarit – poi riafirmon simbole të ish-regjimit. Dhe jemi po në atë sindromin e njohur shqiptar, të fluturimeve në qiej paragjykimesh e hipotezash, si shprehje e një vetëviktimizi me pahir, ngërthyer në dilemën: mos e ka më t`futme?! Ose që patjetër e ka më t`futme! Në fakt, çështja është më e thjeshtë se kaq, por jo më pak problematike në vetëvete: Jo vetëm komunizmi investon për sigurinë, por çdo shtet i fortë e dinjitoz, pavarsisht regjimit që ka, por varësisht pozicionit gjeopolitik ku ndodhet dhe mësim-pësimeve nga historia, është normale që të investojë për ndonjë ditë të keqe, për popull e udhëheqje bashkë. Dhe pyetja që mund t`i bëhet Ramës në këtë rast, është: Ok që një vendstrehim gjigand e shndërrove në muze; ok dhe ca tunele po kapitalizon për hir të turizmit, por mos o Zot nëse një dite, të na rishfaqet ndonjë dushman tek dera, a ka ndonjë vend për ta futur kokën, populli e udhëheqja bashkë?! Ose në ndodhte ndonjë trazirë, si ajo e 14 shtatorit `98, a ka ndonjë bunker për të parin e vendit, pa qenë nevoja për t`u arratisur drejt fqinjit?!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *