Dërguar me email
Sipas një sajti me frymë opozitare – që për të cilën nuk ka pse kritikohet, madje mirë bën – ka publikuar një foto, në të cilën, shfaqen afër e afër në tribunën e një stadiumi, Rezart Taçi e Greg Rama. Edhe pse portreti i të parit shfaqet i zbehtë, gjë që ngjall dilemën nëse është vërtet ai, nuk po e diskutojmë fare që ka qenë ai: Taçi, dora vetë. Dhe sipas llojit të narrativës së zgjedhur nga lajmësi, bazuar në metodën e njohur të analizë-sintezës, Taçi ka gjetur një mënyrë për t`u kapur pas pushtetit të ri, duke mbajur me lek Gregun. Pra, si ai testi që një grup mjekësh i bën Shvejkut, për ta shpallur mendërisht me probleme, të cilët e pyesnin për disa të dhëna mbi një shtëpi, si katet, dyert, dritaret, pullazet, për të nxjerr si përfundim prej tyre… moshën e të zonjës së shtëpisë! Sakaq, për ta mbushur sa më shumë më lëndë bindëse materialin e servirur, thuhet se Rama e PS-së, sa kanë qenë në opozitë, paskan sulmuar Taçin, me emër. Dhe jo thjesht për faktin se nuk jepet asnjë citim i ndonjë deklarate të dikurshme prej tyre, e vërteta është se nominalisht, Taçi nuk është përmendur ndonjëherë në ligjërimin opozitar të PS-së, përfshirë dhe atë të kryetarit Rama, sot kryeministër. Me rastin e Taçit, ka vetëm një preçedent të ububushëm: artikulimi i mbiemrit të tij me përçmim nga ana e Berishës, aty nga 2003, në një emision të Sokol Ballës në Vizion Plus, e më pas përgënjështrimi prej tij vitë më vonë në pushtet, përballë Alfred Pezës në Ora Neës, duke thënë se tha Naçi e jo Taçi. Të gjitha këto, nuk kanë për qëllim mbrojtjen e Taçit, të Ramës, apo mohimit të ndonjë miqësie të mundshme mes të parit, e djalit të të dytit. Kjo Shqipëria jonë, është shumë provincialë për të prodhuar koiçidenca të tilla, jo dhe aq provinciale; qëllimi është ngritja e një dige sado të vogël e modeste, që thashethemi të mos shndërrohet në gazetari!
