Nishani rrëfen darkën me Ramën e Metën: Më premtuan konsensus, por vepruan ndryshe

Bledar Lumani

Bujar Nishani ka rrëfyer një darkë me kryeministrin Edi Rama dhe Ilir Meta, të cilën e ka pasur disa javë më parë.

Në darkë është folur kryesisht për Gjykatën e Lartë, por sipas Nishanit, edhe pse ka pasur konsensus se do merrej mendimi i tij, ai nuk është pyetur.

“Është e vërtetë që jam ftuar në një takim nga gjashtë eksponentë më të lartë të maxhorancës, ku kemi diskutuar për reformën në drejtësi dhe për çështjen e procesit të emërimit të gjyqtarëve te Gjykata e Lartë.

Ky ka qenë një takim krejtësisht informal.

Më ka lënë një përshtypje tepër të fortë, në sensin e nivelit të seriozitetit, se si një takim i tillë (krejt normal të jenë të shpeshtë për çështje shtetërore midis drejtuesve të institucioneve më të larta të vendit) është transplantuar si një argument juridik në relacionin e ligjit.

Për më kryesoren, krejt i pavërtetë”, shprehet Nishani në  një intervistë për “Panoramën”.

Sipas tij, diskutimet për këtë çështje nuk u mbyllën në darkën informale.

“Në zyrën time kryeministri më konfirmoj se: “megjithëse maxhoranca i ka votat në Parlament për të bërë ndryshimin e ligjit, ajo nuk do ta bënte atë pa konsensusin dhe dakordësinë e presidentit”.

Vetëm dy ditë pas kësaj bisede, shoh i surprizuar që Komisioni i Ligjeve me shpejtësinë e natës miraton ndryshimet dhe ia përcjell ato seancës që natyrisht vijoi të njëjtin proces”, thotë.

Nishani shprehet se shumica kërkon ta trajtojë institucionin që ai drejton si një noter të qeverisë.

Sipas tij, ata që duan ta shohin presidencën si drejtori të administratës, vetëm sa i nxijnë faqen vendit.

Duke folur për operacionin e kokainës, Nishani ka habitur ndërkohë me deklaratën e tij, duke thënë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend origjine për drogën.

Në një kohë që kur nën qeverinë e tij lulëzonte Lazarati, një nga vendet që prodhonte më shumë marijuanë se kushdo në europë.

Është për t’u vlerësuar puna dhe angazhimi për të pastruar hartën e kultivimit të kanabisit, por nëse kjo zëvendësohet nga prodhimi i drogave të forta, kjo është e rrezikshme. Shqipëria nuk ka qenë kurrë vend origjine për trafikimin e drogave të forta”, shprehet Nishani.

Share This Article
4 Comments
  • Z.Nishanxhi!

    Ti ske pse behesh paranojak per ate se cfare pune bene dhe per cfare paguhesh. Ata ta kane thene troc:ne i kemi votat dhe nuk te pyesim shume. Kjo nuk do te thote qe po deshe ti kaloje,po nuk deshe lere. Fuqine kesaj qeverie ja ka dhene populli.
    Kur flet sovrani,te gjithe duhet te heshtin dhe te vazhdojne punen.

  • Qe kur ka prer mustaqet mazhoranca duhet ta ketè humbur besimin ,se siç duket i ka ikur burreria kapter Jarit.Nje kapter ne kohen e muhtar zogollit tha:”Sot e neser kapter muti e mbaj mend ate qe ma futi”Po ky e mban mend.?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *