Sfida e Idrizit: Të heqim skuadrat tona nga bastet

redaktor

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi e konsideroi një komedi dhe të turpshme sjelljen e futbollistëve të Teutës në përfundim të takimit me vlonjatët, që morën tri pikë të dyshimta pas pasivitetit të lojtarëve durrsakë në kohën shtesë. Sipas numrit një të klubi të Flamurtarit, është vënë në pikëpyetje vetë kampionati shqiptar.

“Ishte një komedi e turpshme që tregon se është i sëmurë i tërë sistemi dhe që vë në pikëpyetje kampionatin. Kjo që po ndodh vë në diskutim vazhdimësinë time dhe të ortakëve te mi në krye të Flamurtarit”, tha presidenti i Flamurtarit.

Idrizi u bën një ftesë të hapur të gjithë presidentëve të Superiores për të dalë nga kjo krizë e thellë morale, duke mos lejuar kuotimin skuadrave shqiptare në kompanitë e basteve.

“I ftoj të gjithë presidentët e superiores që t’i heqim ekipet tona nga bastet. Kjo është një sfidë që u bëj kolegëve të mi, që ndoshta kanë më shumë eksperiencë, për ta zhbërë këtë sistem”, theksoi Idrizi.

Nëse nuk do të ketë një reagim nga organet përkatëse për të mbrojtur investimet e ndershme të tij dhe të ortakëve të tjerë turq, Idrizi paralajmëroi tërheqjen nga investimet në futbollin shqiptar.

“Nëse nuk merren masa, sigurisht që unë nuk mund të vazhdoj të qëndroj në këtë detyrë. Për këtë as që duhet të keni dyshim”, theksoi numri një i klubit vlonjat.

Ndërkohë për sfidën e shumëpërfolur Flamurtari-Teuta 2-1 ka reaguar edhe Federata Shqiptare e Futbollit, që ka urdhëruar të gjitha instancat e saj për të mbledhur faktet dhe për të nxjerrë para përgjegjësisë aktorët e futbollit farsë. Të gjitha provat e mbledhura do t’i vihen në dispozicion Komisionit të Etikës, që do të vendosë për masat ndëshkimore që do të merren ndaj klubeve apo individëve të veçantë që mund të kenë trukuar direkt apo indirekt këtë sfidë.

Share This Article
2 Comments
  • Nuk e kuptoj aspak,bile habitem shume me ankesat e presidentit te Flamurtarit!
    Cfare te keqe i paska bere Flamurtarit ,ekipi durrsak perderi sa fituan lojen??
    Ne se hiqen kaq te ndershem,PSE FUTBOLLISTET E TIJ NUK I DENON ,QE PRANUAN TE BEJNE GOLIN E FITORES SI DHURATE??
    A nuk e di ky president,qe FUTBOLLI ESHTE I QELBUR,qe nga koka tek kembet ne te gjithe boten perderisa ekzistojne BASTET???
    Si mund ta percaktosh ti se ishte e TRUKUAR ndeshja kur nuk ka RREGULLA TE QARTA PER KETO GJERA???
    A nuk e di ky president se futbolli eshte i TRKUAR edhe pa e kuptuar ai??
    Pse quhet nje ndeshje e trukuar,kur traineri kundershtar,qe mund te jete ekip kampion fut ne loje futbollistet rezerve dhe humbet thelle???
    A e ndalon njeri trainerin te fute ne ndeshje miqesore futbolliste te rinj dhe te humbase 10-0?
    A mund ta quash trukim kete rezultat??
    Po kur futbollisti gjendet i vetem para portierit dhe ne vend qe ta gjuaje topin drejt portes godet dheun e fushes dhe del huq,a mund te quhet TRUKIM i qellimshem???
    Po kur hidhet shorti i topit te PARE,a i ndalon njeri kapitenet e skuadrave qe ta vendosin paraprakisht se kush do marre TOPIN E PARE,pavaresisht se si do bjere MONEDHA???
    Po me kete topin e pare mund te luhen miliona euro pa e kuptuar njeri dhe pa u quajtur TRUKIM!!!
    Lerini denglat se E TRUKUAR ESHTE E GJITHE JETA E JONE!!!
    Dhe kush ankohet:AI QE FITOI NDESHJEN!!!
    HAAAAAAAAAA!!!
    ANKOHET SE EKIPI KUNDERSHTAR I LEJOI FITOREN!!!!
    PIRDH O PRESIDENT,PIRDH se shfryhesh!!!

  • ore nuk e kuptoni qe idrizi do qe t e iki nga flamurtari se nuk i dolen llogarit mire ketu hodhi ca para dhe nuk fitoi po humbi. Na premtoi dhe nje stadium modern ne Vlore por beri nje vere ne uje. Me Turqit nuk u ngopen keta 500 vjet po duan dhe ca te tjera ata vetem xhamira na kane lene trashegimi dhe nga keto po ndertojne dhe sdine gje tjeter te bejne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *