A duhet të varet drejtësia nga “guximi”?

redaktor

Sa herë vjen 21 Janari… Edhe në 21 Janarin e sivjetshëm, pamë të njëjtin ritual, homazhe në nderim të jetës së tyre, prerë në mes nga shteti i armatosur deri në dhëmbë nga njëra anë, dhe nga ana tjetër vrasësit, jo vetëm ende të lirë, por skërmitin dhëmbët për anarki, për provokime të tjera, violencë. Si qytetar, si shqiptar, si shumë njerëz të ndershëm në këtë vend, shprehim keqardhjen për familjarët e viktimave të cilët presin zbardhjen e ngjarjes dhe dënimin e vrasësve që kjo ngjarje si e freskët duhej të kishte marrë zgjidhje, por ajo që shohim na lë të besojmë për “kalenda shqiptare”. Dhe s’ka si të ndodhë ndryshe kur Prokuroria nuk ka “guximin” të shqyrtojë këtë dosje me fakte të qarta ku vrasësit dhe protestuesit ishin ballë për ballë. Është për të ardhur keq për drejtësinë tek ne që të varet nga “komponenti guxim”, kur në vende të tjera demokratike mjafton vetëm përkushtimi dhe profesionalizmi. Nga ana tjetër trokitja tek dera e Kryeministrit po i ngjan trokitjes tek dera e shurdhit, mbasi Kryeministri me gjithë përkushtimin e tij për ngjarjen nuk po mundet të imponojë drejtësinë shqiptare, fijet e së cilës tirren nga SHQUP-i, pra dera ku duhet të trokitet është pikërisht këtu. Këtu është krimineli plak i cili sokëllinte se do të vriste 3, 300. N.q.s familjarët e viktimave do të duan që t’ju gjejë shpirti paqe të rënëve, duhet të protestojnë përditshëm. Respekte Dita, nga Pogradeci.

 

Letër e nënshkruar,

Jani Ymka

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *