Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Dypunësimi i mjekëve çon në abuzim të hapur. Mjekët që kanë klinika private në spitalet publike dalin për të gjetur pacientë për spitalet e tyre duke ua mbushur mendjen me çdo kusht se atje është shumë më mirë dhe kuptohet që i rrjepin viktimat me euro. Nëse nuk e përballojnë këtë, e bëjnë pazarin me lekë duke filluar nga roja tek dera e deri tek profesorët. Realisht këto ndodhin në çdo spital. Po nuk pagove shkon për lesh. Mbi 80 për qind e mjekëve as s’e njohin, e jo të zbatojnë betimin e Hipokratit. Jo dypunësimit e të shtohen kontrollet. Nuk luftohet korrupsioni në provime, por me kontrolle të befasishme. Komandanti, Manëz, Durrës.
