Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Respekte z.Thano! Dakord me mendimet tuaja. Por n.q.s Rama dështon të bëjë shet siç ka premtuar, mund të krijohet një parti tjetër siç thoni ju, duke bashkuar të gjithë të majtët e hallakatur, por jo me kryetar Blushin, i cili nuk është për këtë punë. Ai le të shkruajë libra duke kopjuar të tjerët. Sa për Lubonjën do ishte mirë të mos zihen në gojë, pasi ai i ka lënë trutë në burg dhe, kot e flasin si analist, veçse për t’i parë fytyrën. Është paradoksale që tek ne janë sharë e mallkuar të gjitha qeveritë e krijuara që nga 1912-a. Pra edhe ne si ballkanas nuk na pëlqen të na komandojë tjetërkush, pavarësisht se është e mirë. Në batakun e politikanëve mjeranë ka rënë dhe populli ynë i cili nuk di të protestojë kur thika i ka shkuar në palcë dhe ka frikë nga hija e tij, frikë e kultivuar nga Enveri, Zogu dhe së fundmi nga Saliu, i cili e ka kaluar Zogun, Enverin dhe Hitlerin, pasi bëri vjedhje, krime në demokraci, ndërsa ata në sistemin diktatorial. Mete H.

Bravo Mete H ? Kini thënë gjënë e duhur. Tung!
Ne i kemi sharè dhe vazhdojme ti shajme kur del e i drejton haduti ,krimineli dhe kokrra e legenit si saloserbi me kompani.