Minoriteti proteston te konsullata për heqjen e pensioneve

redaktor

Ndërprerja e pensionit OGA për minoritarët grekë në Shqipëri ka sjellë pakënaqësi të madhe tek këta të fundit. Minoritarët kanë protestuar sot para konsullatës greke në Gjirokastër, duke kerkuar rikthimin e pensionit nga qeveria greke.

Një ligj i imponuar nga Trojka në Greqi, parashikon prerjen e pensioneve për 18 000 minoritarë nga Shqipëria, të cilët që nga viti 1998 merrnin çdo muaj një pension minimal prej 330 euro.

Disa kohë më parë, ky ligj është kundërshtuar edhe nga kreu i Omonia-s në Korçë, Ligoraq Karamelo.

Ne nje deklarate per mediat ai ka thene se Omonia nuk e ka pritur mire kete vendim. “Do dëmtohen interesat ekonomike të minoritarëve, prandaj i bëjmë thirrje qeverisë greke ta rishikojë. I kemi dërguar edhe lutje zyrtare qeverisë greke”, pati thene ai.

Në parlamentin grek, deputetit i Demokracisë së Re, Jani Mihelaki, gjatë një intepelancë  ka bërë thirrje për të mos i shkurtuar pensionet e minoritarëve grekë në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *