Premtimi i bërë nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, për rinkonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”, i cili duhet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi, duket se është lënë plotësisht në harresë.
Pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, Kryeministri Rama zyrtarisht dha lajmin: “Kam marrë vendimin për t’i vënë një datë çeljes së dyerve të stadiumit të ri olimpik të Shkodrës, me të gjithë parametrat e UEFA-s: 15 tetor 2015. Në ndeshjen e kthimit Shqipëri–Serbi, duhet të ketë vend për të paktën njëzet mijë zemra kuqezi”. Kanë kaluar më shumë se tre muaj dhe në janar të këtij viti ishte pritur fillimi i punimeve, por asgjë nuk ka ndodhur deri tani. U mendua se stadiumi mund të rikonstruktohej shumë shpejt, pas mbërritjes në Shkodër të një kompanie për të bërë matjet topografike në tetor, e cila u vu nën ‘presion’ për të bërë matjet sa më shpejt, në mënyrë që të fillonte sa më shpejt projekti.
Të gjithë presin të dinë se kur do të mbarojë rikonstruktimi i stadiumit “Loro Boriçi”, por deri tani nuk ka asnjë veprim konkret dhe duket se projekti është harruar plotësisht.

Te gjithe besojne se premtimi i kryeministrit Rama do te behet realitet dhe stadiumi do te rikonstruktohet, por e verteta eshte se çdo dite qe kalon shton pikëpytjen pse nuk po fillojne punimet .. . Pse nuk publikohet projekti etj.. Shkodranet dhe gjithe qarku presin tu mbahet premtimi , po jetojne me shpresen se RAMA e mban fjalen e dhene dhe ndeshja me Serbine do te luhet ne stadiumin olimpik te shkodres .
Kryeministri Rama shum shpejt do te fillojne punimet ne stadiumin Vojo Kushi te shkodres . Rama eshte i vetmi kryeminister qe ka pase Shqipria qe ju shkon premtimeve deri ne fund , , si gjithe sportdashsit mendoj se shpejt do te fillojne punimet ne stadiumin e shkodres .
Ne fakt po pret e gjith Shkodra dhe i gjith veriu te filloje sa me shpejt stadiumi .
Do nisin ne shkurt,mos flisni para kohe.Jane zgjedhjet tani dhe pak propagande duhet bere 😀
Dhe mbasi u interesuat per te pyetur ne ministrine e sporteve, cfar pergjigje ju dhane?