Ahmetaj: Këtë vit paketa lehtësuese për turizmin

redaktor

Në një takim mbi zhvillimin dhe integrimin e Bujqësisë dhe Tregtisë, në Elbasan, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj ka deklaruar se strategjia për zhvillimin e këtyre dy sektorëve jetikë është në përfundim. “ Model i ri ekonomik që po vendosim është rritja e prodhimit vendas dhe i eksporteve. Gjetëm klimë biznesi të ashpër, kemi ndryshuar edhe qasjen ndaj industrisë”, deklaroi Ahmetaj. Për sa i përket naftës dhe protestave sot në vend, Ahmetaj deklaroi se çmimi është ulur me 20% dhe se po kujdesemi për cilësinë e saj. “Nafta u ul nga 198 në 158 lekë /litër, kjo ndihmon qytetarin. Gjithashtu po kujdesemi edhe për cilësinë e tij”, tha Ahmetaj. Në fund të fjalës së tij, duke theksuar se viti 2015 do të jetë viti i ndryshimit dhe se në vitin 2016 priten ndryshime në ligj, ai deklaroi se sikurse ndihmesës së dhënë fasonëve, do të ndërhyhet edhe me paketa lehtësuese në turizëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *