Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është liruar nga policia pak minuta pas arrestimit në sheshin e protestave në Prishtinë.
Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit të tij. Pasi është liruar, Ahmeti ka deklaruar për mediat se nuk e di arsyen se pse u vu në pranga nga forcat e sigurisë gjatë përleshjeve të dhunshme mes protestuesve dhe policisë.
Në fakt, Ahmeti ishte në mesin e protestuesve gjatë kohës që mes tyre pati përleshje dhe policia po tentonte të qetësonte situatën duke i shpërndarë atë me gaz lotsjellës.
“Nuk e di pse më arrestuan, vetëm më ftoi njëri nga policët, ma dredhoi dorën dhe më çuan në stacionin policor. Posa hyra aty, komandanti i stacionit menjëherë më liroi sepse nuk kishin bazë të më mbanin brenda. Unë si kryetar i Prishtinës, kam të drejt që të protestoj, sepse jam i zgjedhur nga vota e këtyre qytetarëve”, ka thënë Ahmeti pas lirimit.
Reagimi i Qeverisë së Kosovës
Qeveria e Kosovës ka reaguar përmes një komunikate lidhur me protestën e sotme. Në një komunikatë të qeverisë thuhet se qeveria respekton të drejtën për protestë, por po ashtu shprehet kundër dhunës.
Qeveria shpreh shqetësimin lidhur edhe me manipulimin e nxënësve përmes këshillave të nxënësve.
Ja reagimi i plotë i qeverisë:
Qeveria e Republikës së Kosovës e ka përcjellë me kujdes protestën e zhvilluar të martën në Prishtinë dhe dhunën e ushtruar gjatë saj.
Qeveria e Kosovës shpreh përkushtimin e saj për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të qytetarëve, përfshirë të drejtën e protestës paqësore si një e drejtë e patjetërsueshme e shprehjes së shqetësimeve dhe mendimit qytetar. Por, po ashtu, Qeveria shpreh vendosmërinë që të mos tolerojë zhvillime të cilat cenojnë vendin, institucionet, pronën dhe pasurinë publike e private.
Gjuha kërcënuese e përdorur sot në protestë nga organizatorët e saj është e papranueshme dhe ne i dënojmë aktet e tilla nxitëse.
Po ashtu, manipulimi me nxënës përmes këshillave të nxënësve dhe organizimi i tyre në protestë është manipulim i skajshëm dhe tërësisht i papranueshëm për Qeverinë dhe qytetarët e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Kosovës fton qytetarët e Republikës së Kosovës për pjekuri dhe maturi politike dhe qytetare, si dhe për tolerancë, gjë që e ka karakterizuar gjithnjë popullin tonë.
Qeveria dënon dhunën e ushtruar ndaj Policisë së Kosovës, duke i falënderuar policët e Kosovës për profesionalizmin e treguar edhe gjatë kësaj proteste.
Qeveria e Kosovës shpreh vullnetin e plotë që të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike, me shoqërinë civile dhe grupet e ndryshme të interesit për të adresuar të gjitha kërkesat e qytetarëve në rrugë ligjore dhe kushtetuese.
Komuna e Prishtinës: Humbësi Isa Mustafa po hakmerret ndaj protestuesve!
“Kryeministri Isa Mustafa, i cili e humbi Komunën e Prishtinës, tani po përdorë dhunë e brutalitet policor kundrejt protestuesve, të cilët sot ishin mbledhur me mijëra në sheshin kryesor të qytetit për ta kërkuar shkarkimin e Ministrit Jabllanoviq dhe shndërrimin e Trepçës në ndërmarrje publike”, thuhet në njoftimin për media të Komunës së Prishtinës.
“Arrestimi i Kryetarit të Komunës ka ndodhur në ora 14:30”, theksohet më tej në komunikatë.
Reagimi i Jahjagës
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila ka bërë thirrje për qetësi dhe ka dënuar dhunën.
“Skenat kaotike dhe të dhunshme në rrugët e Prishtinës, janë plotësisht të papranueshme. Bëj thirrje për qetësi dhe rivendosje të rendit në rrugët dhe sheshet e kryeqytetit si dhe për reflektim. Ju bëj thirrje protestuesve të mbetur në rrugët e qytetit të Prishtinës që të shpërndahen në mënyrë të qetë dhe të mos vazhdojnë përplasjen me Policinë e Kosovës, një institucion përgjegjës për ruajtjen e rendit dhe të ligjit dhe për sigurinë e secilit qytetar të vendit. Ajo është Policia jonë.
Udhëheqësit politikë të të gjitha partive në vend, përfshirë pozitën dhe opozitën, të rinisin dialogun ndërmjet vete dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e çështjeve të hapura, duke e ndërprerë këtë cikël të dhunës në rrugë. Kërkoj gjithashtu nga liderët politikë të vendit nga i gjithë spektri politik, të distancohen nga aktet e dhunës që po e dëmtojnë rëndë shtetin tonë të ri.
E konsideroj të papranueshme dhunën ndaj Policisë së Kosovës dhe dëmtimin e pronës publike e private nga protestuesit në protestat e sotme. Protesta është e drejtë e patjetërsueshme dhe e garantuar me Kushtetutën e vendit, por kjo e drejtë vjen me përgjegjësi dhe dhuna e sotme në sheshet e Prishtinës prish rëndë rendin dhe ligjin dhe cenon seriozisht sigurinë e qytetarëve.
Zgjidhjet institucionale dhe gjuha e dialogut janë mënyra më e mirë për të tejkaluar situatat e krijuara dhe duhet të veprojmë bashkarisht në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes”, shkruan Jahjaga në Facebook.







Keta jane kafshet e shekullit te ri….serbia i pergezon keto protesta te koqevareve…po flamurin shqipetare pse e perdhosin keta njerz me bisht. Ah moj amerike i more ne qaf keta qafira demokracine nuke e kuptojne keta Milazim Krasniqa.
ore dum duk me tek piston..kryetari i bashkis eshte administratori qytetit. policia duhet terrij gatitu para tij e jo ta arrestoj. turp per ministrin e rendit..
E kam thene shume here qe Kryetaret e Bashkive nuk kane pune me protestat!
Ata duhet te rrine ne Bashki ae per kete jane zgjedhir,te kryejne detyrat e tyre atje e jo te merren me po,itike!
Ose te rrine ne postin e kryetarit te Partise perktese ose te rrine ne postin e Kryetarit te Bashkise.
Kjo,sepse nuk po i kryejne detyrat e tyre si duhet!
Sic doli Shpend Ahmeti ne proteste keshtu do kemi Bashen me kompani neser!…
Ndaj duhet te dale ligji i cili duhet te ndaje shapin nga
Sheqeri…
Krahasim koti,
Basha eshte nje idiot qe sajon shkaqe per te bere demostrate, Ahmet Shpendi, nqs ka dale ne demostrate , ka dale te mbroje nderin e perlyer te nenave gjakovare nga nje fashist serb! Dhe per kete ka te drejte te dali ne demostrate si qytetar i shtetit te kosoves e te kerkoje heqjen e nje serbi te tille nga qeveria. Dhe pike.
Sot nenat gjakovare nuk dualen ne proeste. Ato u distancuan nga veprimet e dhunshme te Albinit me shoke.
Ty te kane perzgjedhur nenat Gjakovare si zedhenes ?
Perse te dogji ???
JABLLANOVIC JASHTE
TREPCA ESHTE E JONA
CKA TE BEJSHE EDI RAMA?
SALI BERISHA I VRAU DEMONSTRUASIT
HASHIMINI I RREHI DHE I DRYRI NE BURG
POBCKA DO BEJSHI TI ME BERISHEN E ME BASHEN ?
KUR NESER TE DALIN NE DEMONSTRATA
MESHOJU SHOP SHPINES
Respekt per Shpend Ahmentin dhe protestuesit e Kosoves.
Fat i keq, sa larg eshte shoqeria shqiptare!
Vetem dy here jane ngritur shqiptaret pa urdherin e partive, kur u boshatisen xhepat dhe kur u be gati LHL te vinin ne Shqiperi. e pafalshme per nje popull me kaq shume halle.