Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Mësohet se ka qenë njëra prej makinave e cila ka humbur kontrollin duke manovruar gabim dhe që ka goditur edhe katër makina të tjera.
Për fat të mirë nuk ka pasur lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
