Ndërhyn patrulla e policisë, shmanget vrasja në Durrës

redaktor

Një patrullë e policisë së Durrësit ka parandaluar një vrasje mbrëmë në zonën e Plazhit. Pasi ka marrë njoftim për një konflikt në një lokal të njohur të zonës, efektivat kanë ndërhyrë.

Shtetasi R.D, nga Durrësi arriti gjithsesi të plagoste lehtë në qafë një 47-vjeçar, por është shmangur vrasja.

Agresori 34-vjeçar ka arritur të largohet nga vendngjarja por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Ndërkohë forcat blu të Durrësit kanë arrestuar në flagrancë Enis Alizotin 43 vjeç banues në Golem të Kavajës si dhe Sajmir Muçkën 31 vjeç, nga Durrësi.

Ata punonin si kamarierë në lokalin ku ka ndodhur ngjarja dhe akuzohen për moskallëzim krimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *