Taçi replikon me Bushati-Shkullaku: Shpifës që të fusin duart në xhepa

redaktor

Shpifës frikacakë të medias shqiptare me lapsa majëthyer që godasin këdo që nuk është “mik” darovitës i tavolinës së tyre – i quan në një reagim për media Rezar Taçi dy opinionistët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku në një replikë për shkrimin me titull “Taçi largon Cassanon nga Parma. Nuk i jep paratë” botuar në portalin online afër opozitës lapsi.al

Më poshtë replika e tij:

Shkrimi me titull “Taçi largon Cassanon nga Parma. Nuk i jep parate” , postuar në web në 27 janar nga çifti Bushati – Shkullaku, jo vetëm që nuk ka lidhje me të vërtetën, por është antipod i saj. Në shkelje të plotë të etikës së medias ata mashtrojnë qëllimisht opinionin publik. Për shkak të 12përfshirjes së emrit tim po saktësoj atë që autorët e këtij shkarrashkrimi kanë preferuar ta shtrembërojnë qëllimisht.  Futbollisti Italian Antonio Cassano në një intervistë për programin e mirënjohur sportiv “Tiki Taka” të “Italia 1”, është shprehur se ka rreth 7 muaj pa marrë pagesën, ndërkohë që dhe të tjerë kanë mbi një vit që nuk janë paguar nga ekipi i Parmës, nga drejtuesit e mëparshëm të këtij klubi. Cassano thotë gjithashtu se nuk i njeh aksionerët e rinj dhe se është zhgënjyer nga ata të vjetrit.  Në asnjë moment sulmuesi Italian Antonio Cassano nuk ka përmendur emrin Rezart Taçi, siç bëjnë autorët e shkrimit të sipërcituar.

Sikundër kam bërë edhe më parë me shpifjet e përsëritura nga çifti Bushati- Shkullaku i sfidoj publikisht në një përballje televizive, formatin e të cilit po e lë në zgjedhjen e tyre. Por, asnjëherë nuk do të pranoj të ulem në tavolina dallaveresh, ku njerëz të vetëveshur me pushtet mediatik janë mësuar të fusin duart në xhepin e të tjerëve.

Rezart Taçi

President i Federatës Shqiptare të Shahut

 

Share This Article
21 Comments
  • Nuk hoqi dore ky Taci nga betejat me gazetaret.
    I ke gjithmone te humbura zoteri.
    Ne shkencat politike gjeja e pare qe u mesojne aspiranteve per politikane eshte: KURRE mos bej armiq ne media.
    Vetem Tacin, Saliun dhe Edvin rilindasin kemi pare qe bejne lufte me mullinjte e eres.

  • Kjo hedhje ‘dorashke’,eshte per t’u vleresuar,aq me teper kur sfidanti ju le te zgjedhin edhe armet edhe vendin.-Kjo menyre perballjeje,eshte me dinjitoze sesa rruga e gjyqeve,qe s’i merr vesh askush si perfundojne.Kjo mund te krijoje edhe nje precedent te ri ne media ! -Uroj dhe shpresoj qe te perballen si BURRAT !

  • cassano e pati me shume me Taçin, po ju jeni mesuar te genjeheni gjith jeten, kot nuk vazhdon saliu te mbijetoje, tacit ,ermir kodres e kompani i eshte lene afat deri me 16 shkurt per pagimin e pagave te prapambetura,taçi i ka borxh shtetit italian 18milion euro taksa, taçi pse nuk i pergjigjet mediave italiane , une jetoj ne parma dhe gazetat dhe tv italiane po flasin shume me keq se sa gazetaret shqiptare.Taçi dhe PETRIT DOKA qe ka nderruar edhe emrin pietro doca jane vetem mashtrues, ndersa ai i shkreti ermir kodra eshte vetem mbajtes valixhesh qe shume shpejt do ja shihni fundin.

    • 100 per 100 dakort me ty artur, edhe une jam ne ate zone, dhe duhet theksuar qe petrit doka shitblersi i art ne piacenza, i hyri frika qe ne fillim sepse tacin e njeh shume mire se te tjeret, dhe ka nje aktivitet te mire dhe nuk donte te rrezikonte ne kete aventure, shoqeria qe kq blere shoqerine kontrolluse te parma fc-se, eventi sportivi, quhet dastaso hollding, me qender ne qipro, me kapital shoqerie 1000 euro, dhe administrator figuron petrit doka ose pietro doca, qe eshte po i njejti qe ka firmosur shtblerjen perpara noterit, sindaku i parmes ka kerkuar takim me kodren e me tacin, dhe me 15 shkurt sic thote edhe arturi eshte afati ifundit qe i kane lene lojtaret, borxhet e parme qe jane te certifikuara sipas mediave, jane 63 mil euro, sa per kasanon, dimostroi shenja xhelozie, sepse varella e rodrigues dy te ardhuri e tanishem kane garanzi te sigurta nga taci si person, dhe e kane te ndaluar te japin intervista, kurse te tjeret nuk kane keto garanzi, taci poe ben lemsh situaten,e dhe per faktin qe ai nuk figuron ligjerisht fare, por vete ne milano dhe trajton direkt vete per lojteret qe dote afroje, nuk kuptohet perse gjithe kjo manover, nuk po ben asnje publicitet te mire.

  • Absurditeti i gazetareve shqiptar, dashakeqesia e tyre (ne kete rast e kam me bushatin dhe shkullakun) eshte qe ripublikojne nje artikull te gazetes italiane e cila ka marre e perkthyer artikuj qe i beheshin kunder Tacit thjesht per ti vendosur gjoba.

  • Ketij Tacit bravo i qofte se sinqerisht vetem e kane sulmuar dhe ky ka mbajt me buk nje qytet te tere. Paguante edhe ujin e dritat e qytetit e tani qe e detyruan te thoshte pirdhuni te gjithe po e kerkojne te kthehet po shpresoj per te te eci perpara me kete rruge te re qe ka nisur.

  • Bravo te madhe per Rezartin. Nuk do dalin se jane skile nuk jane te guximshem se e dine qe nuk kane fakte. E vetmja merite qe kane Buçati dhe Shkerllaku eshte qe kane ku te bejne Gam Gam. Po bej kujdesh Shkullak se jo te gjithe pranojne shpifjet e tua dhe ndonjehere mund te behet viktime fjalesh edhe familja jote.

  • Rezar Taçi esht si esht mbetet nje biznesmen shqiptar.
    Keta qe kritikojn posht e perjket neper web-e duhet te ken parasysh qe biznesmenet jane njerezit qe krijojn zhvillim dhe progres per shoqerite.
    Engjej nuk ka, por duhet te jemi ca me te pergjegjshem kur flasim per njerezit qofte edhe en forume ku fshihet identiteti.
    Sepse ne fund fare demin ia bejme vetes. Duke ia bere shoqerise ku jetojme.
    Respekt per biznesmenet dhe shpresoj qe kjo Rilindja qe po u merr shpirtin me rushfete e taksa te marr fund sa me shpejt per ti hapur rruge nje fryme te re as fshataret e PD as hajdutet e rilindjes, por SHQIPTARIA qe shikon si gjithe te tjeret interesat e vendit dhe te se ardhmes se vet

    • po ennio me 2n ashtu eshte biznesmen shume i fuqishem kur qeveria e leshit nuk arrin tja marri 25 milion eurot qe i detyrohet ti paguaje vendit tone per taksat e papaguara ,,,,,,ku te mos behet i fuqishem ai qe i nxorri me “mund edhe djerse” keto leke duke rrjepur albpetrolin me ndihmen e salileshit ai eshte tipi i zamir manes biznesmen “prestanome” quhen ne italisht keta pseudo biznesmene ……informohuni para se te shkruani 1 koment,,,,,,per sa i takon cassanos aty ka thene te verteten ndersa per taci-oil nuk ka bere asnje deklarate ky biznesmeni i psater,,,,,,,,,!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • mua me pelqen edhe Taci, sidomos qe pas marrjes se Parmes duke na ber krenar, po ashtu dhe keta gazetaret qe permend.
    po te ken mosmarreveshje mire eshte qe ti zgjidhin.
    pse jo nje debat TV?
    me mire nje debat TV per kete temen e Parmes qe drejtohet nga nje shqiptar se llogjet e pernatshme me Ram e Berish qe shohim neper tele-fevzot tona

  • Me shume qejf e deshire vazhdon prrallat me mbret ky “mbret” i dallavereve qe tashme leshon shashken e rradhes sikur eshte burre i mire.Te laje nje here vehten para popullit shqiptar per demet qe i solli Shqiperise dhe shqiptareve me “privatizimin” e Albpetrolit pastaj te kerkoje hesapin me gazetaret,qe sigurisht nga ai vete apo te tjere si ai e gjejne burimin e infomacioneve qe marrin ne rruge te drejte apo edhe te padrejte.Debatin le ta beje me ata qe ia kane nxjerre bojen jo me ata qe bojatisin,se ata jane punetore dhe Taci e di mire kete,se ka nje TV dhe nje gazete private qe punojne 24 ore ne dite me ato qe u dikton Taci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *