Çfarë ishte kryengritja e Ilindenit?

redaktor

I nderuar lexues! Kryengritja e Ilindenit ishte kryengritje e popullsisë maqedonase të rretheve të Manastirit dhe të Trakisë kundër zgjedhës osmane. Shpërtheu më 2 gusht 1903, ditën e Shën-Ilisë prej nga mori edhe emrin. Kryengritja udhëhiqej nga organizata revolucionare e brendshme e Maqedonisë, që luftonte për formimin e një Maqedonie autonome. Përveç maqedonasve, në kryengritjen e Ilindenit morën pjesë edhe kombësitë e tjera të këtyre viseve, shqiptarët, vllehët dhe grekët. Kryengritjes së Ilindenit i dha dorë lëvizja e gjerë antiosmane e shqiptarëve në Kosovë me epiqendër Mitrovicën. Kryengritja u shtyp nga ushtria osmane në shtator.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *