“Taleban” pa dashje!

redaktor

Dy komente poshtë lajmit mbi dy të rinj të arrestuar, pas tentativës për të përdhunuar një femër në rrugë, kishin: njëri krahasimin e Shqipërisë me Afganistanin (si prirje për t`u katandisur në i tillë), e tjetri thirrjen për t`i varur në publik, pa asnjë mëshirë, ata e të tjerë si ata. Eshtë ky ndër ato raste, me një asoj koinçidence (dy komentet ishin njëri-pas tjetrit), ku del në pah padija e thellë për realitete të caktuara, që më pas sjell stereotipizime, për vende e popuj të ndryshëm. Ja, sikur ta dinte komentuesi i dytë që, me dëshirën e tij shndërruar në ftesë publike, për t`i çuar drejt trekëmbëshit e litarit në fyt ata birbo, ka rënë kokë e këmbë në talebanizëm. Një ndër arsyet e forta që sollën talebanët në pushtet në mesin e viteve `90, ishtë pikërisht përhapja e përdhunimeve në masë në Afganistan. Vendi udhëhiqej nga Aleanca e Veriut, ku ligjin e bënin horra të veshur me pushtet; pa din e iman, siç thuhet në të tilla raste. Dhe kupa u mbush kur dy ushtarakë të pushtetit, përdhunuan një miturake, akt që solli ndërhyrjen e talebanëve, të pritur krahëhapur nga populli (ngjashëm me grekët që votuan me aq afsh Syriza-n, nga marrazi që ua kanë sjellë dyshja e traditës), të cilët varën pa një pa dy përdhunuesit. Kësaj i thonë që, nga urrejtja për Afganistanin (vizatuar gjithnjë për keq, si shoqëri e rend taleban), të biesh në talebanizëm!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *