EPOPEJA E KUSARËVE
Pjesa e tretë
Bota ngre në fron,
Gjithmonë diturinë,
Neve injorancën,
Edhe babëzinë!
Ne ngremë injorancën,
Edhe sharlatanët,
Këta janë shumicë,
Në të gjitha anët!
Kur nga katër anët,
Ka marrë ujw shteti,
Mund të blesh më parë,
Një vend deputeti!
Tani hyn në lojë,
Paraja e pistë,
Dhe e zgjedh renditjen,
Ku të dojë në listë!
Tani si në ethe,
Lëvizin sekserët,
Ata që vulosin,
Gojët dhe defterët!
Po ai që sot,
Mandatin e blen,
Nesër nuk të pyet,
Krahët krejt t’i kthen!
Kjo s’është fantazi,
Se unë s’jam i marrë,
Se kjo histori,
Ca si shumë ka ngjarë!
Shpesh kur shohim listat,
Të pataksur rrimë,
Kur shohim të gdhendur,
Emra anonimë!
Emra anonimë,
Emra të dyshimtë,
Dhe bëhet fushata,
Krejt e pakuptimtë!
Vështirë që t’i gjesh,
Gjithë lepujt ku flenë,
Se s’voton bariun,
Po voton kopenë!
Këtë Kod Zgjedhor,
Hajde ta kuptosh,
Dhe atë që s’do,
Duhet ta votosh!
Kur gjer në Kuvend,
Ka kaq injorancë,
Dhe bota na mat,
Me këtë balancë!
Dhe çudi e madhe,
Shumë çudi o mik,
Kush s’është injorant,
Aty është i lik!
Aty është i lik,
Dhe shembull s’po jap,
Se s’dua me Kaçin,
Brirët prapë t’i kap!
Kaçi mund të mbetej,
Burrë plot elegancë,
Të bënte pamflete,
Një për çdo seancë!
Të bënte pamflete,
Mos ndërronte bojën,
Do na i kish mbyllur,
Që të gjithëve gojën!
Po të blihen vendet,
Me një vandak lekësh,
Gjithmonë do të ketë,
Trafik deputetësh!
Mos e kishit parë,
Dhe nuk do besonit,
Njëlloj si trafiku,
I prostitucionit!

Hej te lumte Arben
U a kurdise kengen
mos e kurse penen
bjeru dhitu temen
Se tipa si Kaci
hiq e mos keput
kane vetem nje fund
koken thelle ne m…
Hej te lumte Arben
U a kurdise kengen
mos e kurse penen
bjeru dhitu temen
Se tipa si Kaci
hiq e mos keput
kane vetem nje fund
koken thelle ne m…
Ah sa bukur e ke thene! Mi ke marr fjalet nga goja, vetem se ju dini dhe te shpreheni bukur. Dihet kush ka bere lek ne Shqiperi. Nuk eshte Shqipria vendi qe behesh miliarder ndershmerisht. Po ishe i ndershem, maksimumi nje biznes te vogel ke, dhe pak kursime. Edhe ajo pak demokraci dhe meritokraci qe ekzistonte, e mbyten, e vdiqen. Shume gjendje e trishtueshme dhe e pashprese.
Spontaniteti yt i të shprehurit dhe befasija e nxjerrjes ë problemit , i zotëron në mënyrë fenomenale . T’u lumtë pena ! Illo
Flet po kujt i flet,i dashur Arben,njeri bajgë lope e tjetri legen.Kush e kush më shumë,vjedhin gjëra…edhe lekë,por ky popull trim do ti lerë…….pa brekë….Të përshëndes i dashur Beni
COC I KISHIM DITUR
COC I KISHIM PARE
NJERI ME SHUME SE TJETRI
VETEM JANE GOMARE
NUK DUAN BUKURINE
NUK DUAN DINJITETIN
SHEMBEN GJITH SHQIPERINE
VETEM PER PARA TE SHKRETEN