Miratohet marrëveshja për njohjen e ndërsjelltë të Patentave me Malin e Zi

Dita

Qytetarët shqiptar shumë shpejt do të mund të udhëtojnë lirshëm me automjetet e tyre në Malin e Zi.  Qeveria miratoi sot marrëveshjen për njohjen e ndërsjelltë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi ne mbledhjen e sotme miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit”, thuhet në vendim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *