Berisha përsëriti mbrëmë gjatë një interviste në News 24 se të arrestuarit e kokainës në Elbasan janë të asaj që ai e quan “Hakmarrja për Drejtësi”.
“… Jo, u përgënjeshtrua nga Nexhmije Droga. Ermal Hoxha lëvizi jashtë vendit me mbi 30 makina, ky është fakt. Mos harroni se Neritan Nallbati u hoq nga ministria për shkak të “Hakmarrjes për Drejtësi”. Kjo është banda e Hakmarrjes për Drejtësi. Gentian Gjonaj është nipi i Aredin Shytit. 9 muaj më parë kam denoncuar Kryeministrin, vëllain e tij, se ka indicie që është në rrjetin e kokainës. Unë u nisa nga një anëtar i grupit të tyre. Ai ishte në Boston. Ai më tha se kanë qenë bashkë, se kam punuar me ta…” – thotë Berisha.
Kur gazetarët në studio e pyesin: Ju pse nuk i çoni këto fakte në Prokurori? ai nuk përgjigjet por vijon me ato që i quan “indicie” të tij:
“…Janë dokumente zyrtare ato, me siguri i kanë. A mund t’iu bëj një pyetje unë juve? Tërë ai impiant i fuqishëm, a duhet të kishte një roje ai? Roja është vëllai i Luan Pobratit. Dëshmitarët e kanë parë me sytë e tyre duke e ruajtur atë kanë thënë se ishte. Ai impiant kishte sistemin e rojeve. Kushërira e Gentian Gjonaj, që sipas disa indiceve, është në Vlorë e afërt me Edvin Ramën…” – tha ai.
Në disa portale online është botuar sot një përgjigje e vëllezërve Leart dhe Orik Shyti, të cilët përmenden në vijimësi në akuzat e Berishës për ngjarje të ndryshme në vend dhe që ai i nominon si Hakmarrja për Drejtësi.
Vëllezërit Shyti, e titullojnë replikën e tyre “Një premtim për ata që ende besojnë në shpifjet e Sali Berishës”. “Vetëm për ata që besojnë në ato që Sali Berisha deklaron për “Hakmarrjen për Drejtësi” – shkruajnë ata në fillim të përgjigjes dhe vijojnë:
“Të nderuar ithtarë, nuk ka rëndësi sa jeni, pak, disa apo shumë. Sado që të jeni, ne nuk ju barazojmë me Idhullin tuaj, të cilin e përçmojmë dhe e përbuzim për gjithë ato që na ka bërë edhe vazhdon të na bëjë. Jeni në të drejtën tuaj ta besoni.
Ajo që na shtyn t’u drejtohemi nuk ka të bëjë me ndonjë përpjekje që t’iu mbush mendjen për të mos e besuar, por me një premtim që duam t’ju bëjmë, e që merr shkak nga përsëritja që u paska bërë mbrëmë (dt.27.01.’15), në studion e TV “Njuz 24”, akuzave për përfshirjen tonë në veprimtarinë kriminale të drogës. Madje paska ngulur këmbë se edhe fabrika (laboratori) e zbuluar së fundmi në Elbasan është jona.
Në shtator 2005, ditën që Saliu mori votëbesimin për të qeverisur vendin i kërkuam botërisht të vërtetonte akuzat e panumërta që na kishte bërë për ndërtim pallatesh e vilash “me parat e krimit” dhe me mbështetjen e drejtuesve politikë të krahut kundërshtar të tij. Saliut i thamë të konfiskonte gjithçka që kishte thënë se kishim ndërtuar dhe vlera e tyre të shkonte në ndihmë të fëmijëve të Tropojës, të mbetur jetimë nga vrasjet e nxitura prej tij. Ishte plotësisht në kompetencën e tij si Kryeministër, ishte plotësisht detyrim moral i tij që, ato që iu kishte thënë qytetarëve për vite me radhë t’i konkretizonte dhe t’u thoshte: “Ja ku janë, nuk kam gënjyer!”.
Gjithashtu, kishte plotësisht të drejtë t’i konfiskonte, se lejen ia kishim dhënë ne, “pronarët”. Se çfarë bëri për tetë vjet në krye të vendit për pallatet dhe vilat e “Hakmarrjes” është e njohur. Heshti. Heshti se, a mund të kërkosh atë që nuk ka ekzistuar kurrë, por që e ke shpifur për të poshtëruar të tjerët dhe baltosur kundërshtarët politikë? Por heshtja qe e përkohshme, sepse akuzat i vazhdoi kinse për sheshe ndërtimi të marra si “shpërblim” për krimet që “Hakmarrja” kryente me porosi të kundërshtarëve të tij politikë…”
Më tej në letrën drejtuar “ithtarëve të Berishës” ata thonë që edhe sikur një fakt i vetëm të dal nga hetimet që ata janë marrë me drogë, do marrin përsipër të gjitha krimet për të cilat janë akuzuar më parë nga Berisha:
“…Meqë ai e shpërdoroi mundësinë që i krijuam dhe sot nuk është as në pushtet, premtimin e ri po e bëjmë për ju. Siç e dini, i besuari juaj edhe pasi humbi karrigen kryeministrore vazhdon të shprehet se ka besim tek Prokuroria. Megjithëse ne vërejmë se ka mbaruar koha kur Saliu bënte ham-ham dhe Sollaku i mbante ison me ham-ham, e bam mbi ne, mbi lidhjet tona familjare e shoqërore reale dhe imagjinare, prapëseprapë nuk e kemi të lehtë të besojmë atje ku beson Saliu. Por, pavarësisht përvojës sonë të hidhur me prokurorinë, ne vlerësojmë shumë faktin që Saliu beson tek ajo, prandaj po ofrojmë premtimin tonë:
Në qoftë se nga hetimet gjendet një fakt i vetëm që provon se ne jemi marrë me drogë në çfarëdo forme, qoftë edhe të kemi prekur një gjethe kanabisi, apo të kemi qenë në dijeni për çfarë u zbulua në Elbasan, atëherë, do pranojmë botërisht se jemi autorë të gjithë krimeve për të cilat Sali Berisha na ka akuzuar.
Dhe jo vetëm kaq, por do marrim përsipër edhe të gjitha krimet për të cilat kanë akuzuar atë vetë, filluar nga autobomba tek VEFA në 1996 e deri tek vrasjet e 21 janarit 2011. Mjetet e përdoruara për ato krime le t’i përcaktojë ai, ne do t’i pranojmë në dashtë të thotë me telekomandë apo me fitil për shpërthimet, në dashtë me snajper, me thika me helm, me stilolaps-pistoletë, me çadër-pistoletë për të vrarët, a si t’i vijë për mbarë. Siç po e vini re, ata që rrezikojnë nga ky premtim jemi ne. Edhe në qoftë se nuk gjendet asnjë provë, Saliu nuk e humbet të drejtën për të shpifur dhe as ju nuk e humbisni të drejtën për ta besuar, dashur e mbështetur…” – thuhet në letër.

Ore,qe po e duroni shume,por edhe durimi e ka nje kufi.
Ithtaret e berishes e dine fare mire qe berisha genjen nga mengjesi ne darke. Por flasin si gramafon i prishur sepse u pelqen te vjedhin pronat me pushtetin qe u jep berisha.
kur do futet ne burg ky sali krimineli…ka rrjedhur fare tani po luan mendsh sepse ra nga fiku..
amani ore djem se jeni ber dhe ju…mbetet gazetave. po jeni ata qe presim ne cohuni e bejini gropen gojhales qe qelbi kete vend. ose mos shkruani kot se jua thash edhe heren e shkuar qe gojhalen nuk e beson as liria me zenin.
Ore,si eshte e mundur qe ky njeri aqi trim i madhe eshte dhe po bene kerdin qofte ne pushtet apo ne opozit ky eshte gjithmon pushtet!!Po,si ka mundsi kta njerez qe ky pizeveng,po i ofendon dhe i shpif,nuk jan ne gjenje me ja hjek flamen menji kundertank?!!,dhe tja bejn nji bombardim ne shpin e ty dhe me mac e kuc me e farue kete antishqiptar.A’nuk ka nji trim nga kta te gjith kta qe ky po i perfol neper tv,dhe gazeta e fisbuck?Ah,qe jam mplak dhe nuk kam mundsi nga financat dhe jam larg,se me behet mendja une me i dal dhe me ja numrue ne lul te ballit se ky qelbsir e meriton,jo vetm por me tan pjellen e ty,me zenin dhe giten me dhendrin dhe supermbesen me sllobodanken dhe bashen,por ky gjithsesi.
Zoti Berisha ka degraduar fare nga fiqiri. Jane shume ata qe e kane pesuar prej urrejtjes se tij patologjike, por kete vellezerit dhe gjithe familja e tyre nuk kane te krahasuar. Saliu i mban peng me ane te gjyqtareve te neneshtruar e te korruptuar deri ne ashte. Turp per gjithe keto shoqata civile qe nuk thone nje fjale te vetme per neperkembjet qe ky zoteri i kerrusur prej mekateve te tij shkel cdo norme kushtetuese qe mbrone te drejtat e njeriut dhe shkel hapur prezumimin e pafajesise. Turp edhe per prokurorine qe nuk e fton te jap spjegime per akuzat qe ben.
I falni ata te Droges.Ata nuk kane vrare, nuk kan vjedhur. Jane marre me kete pune per te fituar. Kujte ne qafe nuk i kane rene, kane sakrifiku dhe tani duan ti denojne. Drogen ketej e pijne gati te gjithe drejtusit. Ne qofte se nuk e marrin nga SHqiperia do e marrin nga nje vende tjeter.
Plaku torollak doli nè t.v. pèr tè bèrè elektorat ,te mèsojè lulen tè flasè bukur se ka ngelur mè termat e mashtrimit tè fushtès bashkiake.Tè mundohet tè afroje sa mè shumè alabak hajdutè ,biznesmen qè nuk kane paguar energjine dhesigurimet ,Ķèta jane qè duan sal plak torollakun dhe lulushen debile duke qeshur para hiçgjèje.Torollaku edhe kèrcènon se do tè kthehet krimi i 97-ès.Krimineli planifikon reprezalje pèr popullin e vete por vèrteton qè èshtè kundèr tij.
AS EDVINI AS SALIU NUK BESOJNE TE PROKUROR ZIU.
Po e kujt eshte Prokuroria atehere? Nderkohe qe kokaina ka kapluar shtetin dhe eshte ulur kembekryq ne Shqypni? Sot mesuam se Ermal Hoxha ka ne pronesi lokale dhe restorante ne Gjermani dhe Norvegji qe nga 2012-ta, nderkohe qe ne Shqypni deklarohet i papune. Ku ka qene SHIK-u, Shteti dhe pushteti qe di te beje gallate ne studio TV me brockulla “une te thashe ti me the”, por nuk di te hetoje, gjurmoje dhe te zbuloje klanet e kokaines qe po i bejne shqyptaret si nje fis prej Afrike ZULU dhe qe behet aktiv vetem kur i njoftoje inteligjencat e huaja sa per te imituar veprimtari? Klani i kokaines HOXHA nuk eshte ceshtje shqyptare me gic-vice politike, por i kalon kufinjte e Shqypnise sic po zbulohet gradualisht nga hetimi i detyruar. Ky klan kokaine teper i organizuar me transporte te perpikta nga Kolumbia per ne Kube dhe me pas nga Turqia me rruge tokesore per ne Bullgari, Maqedoni per te perfunduar ne Shqypni ne laboratirin e Xibrakes, ose brenda ne “SHTEPINE” e Taulant Balles, nuk ka pse te perdoret per gallata politike, por duhet te ngreje urgjentisht pyetjen:
PSE POLICIA, SHIK-U DHE SHTETI SHQYPTAR NUK KANE REAGUAR FARE DERI TANI?
Pse nuk jane njoftuar shtetet e tranzitit per te kapur dhe hetuar bashkepuntoret ne keto vende ne nje kohe qe Shqypnia ka nenshkruar plot mareveshje bashkepunimi dhe eshte obligim imediat i vendit tone per te informuar policite e vendeve fqinje per kete kanal teper te rrezikshem nderkombetar. Kjo padijeni apo HESHTJE e institucioneve shqyptare hedh plot dyshime per garancine qe u eshte dhene BOSAVE te ketij Klani vrastar nga vete maja e pushtetit per disa vite me radhe dhe ky eshte THELBI i debatit qe duhet te beje shoqeria civile politikes sone kombetare qe po perpiqet te fshehe te VERTETEN.
Shpifni o nastradinet e sahladinexhadit shpifni se dicka do mbese. Gazeta TemA shkruan se eshte nje Ermal tjeter qe ka ne pronesi lokalet. Zgurdulloji syte ketu poshte o kulish zogollinjsh
http://www.gazetatema.net/web/2015/01/29/ermal-hoxha-i-3-restoranteve-ne-gjermani-e-norvegji-eshte-nje-tjeter-ermal/
Njesoj si puna e 300 mije eur qe policia fillimisht gjeti ne veturen e “Ermalit1 qe doli se ishin te “Ermalit2”. Po pse kaq veshtire eshte qe te nderrohet emeri ne regjistrim kur ke nga prapa gjithe Shtetin dhe Pushtetin? A e pe si e arrestoi policia drogaxhiun nderkombetar Ermal Hoxhen? Nuk e arrestoi as ne Veture, as ne Xibrake, por pyeti vjehren e tij ne Durres:
“ME FALNI ESHTE ERMALI DJALI TEK JU SE DUAM TA ARRESTOJME ME URDHER TE GJERMONIT.”
Do me per Belulin?
S’do mend qe nastradinave, pejgamerave, xume protopapave, poeteve e shkrimtareve ua leverdis t’i trajtojne te gjithe njesoj.
Nese dikush ka nje biznes ne pronesi, regjistrimi i tij nuk behet vetem me emer e mbiemer, por shoqerohet dhe me te dhena te tjera, sic jane ditelindja, vendlindja etj. Nuk eshte pshm. vetem emri ai qe te identifikon ty si “xume protopapa”. Se badrushe me te njejtin emer ka sa te han qente, o pejkameri sahladinexhadit!
Se si i areston policia njerezit eshte puna e saj. Po te jete keshtu si shkruan ti, se nuk e kane arrestuar ne flagrance, por ke vjehrra e tij ne Durres, atehere kjo nuk e perforcon dyshimin e implikimit direkt te tij. Te te arrstojne nuk do te thote detyrimisht qe je fajtor. Prit kur te mbaroje gjyqi, ne se do i behet. Mendo se sa vete jane mbajtur gabimisht vite te tera ne burg, dhe me vone kane marre bile dhe pafajesine.
SIGURISHT KETO TE DHENA DHENDRRI I KA PREJ SERBIJET
Me pis njeri nuk ka po e krua e po e kruan e kur tani qe eshte nj morraman plak
Por edhe retorikat duhet te kene nje kufi dreqi ta marre. Sesi tolerohen keto nga shtepi une nuk e kuptoje. Ketu nuk behet fjale me per lirine e fjales for akuzime e njollosje publike pa pik pergjegjesie. Ne usa neve na heqin nga puna po te ngulme akuza te tilla. Po ate pse jo? Populli eshte mancipuar edhe nuk i toleron me retorika te tilla. I lutemi qeverise qe ti kerkoje llogari. Na respekto voten.
ORE SHOKU, NGA FAKTI SE DJALI YT MERREJ ME DROGE, NUK DEDUKTOHET AUTOMATIKISHT SE CDO SASI DROGE QE DEL ESHTE E DJEMVE TE PUSHTETAREVE TE SOTEM.
NUK JANE TE GJITHE NJEREZIT SI SHKELZENI YT.
Me degjenerimin mendor dhe moral te ketij plaku kriminel, po degjenerohet edhe cdo vend apo studio televizioni, ku ai shfryn halushinacionet dhe psikopatine e tij. Nuk dua te besoj qe ne PD, paska vetem njerez qe nuk posedojne as format intelektual dhe as force karakteri, per tu distancuar nga paciente te pasherueshem si ky tradhtar i cdo norme dhe kanuni shoqeror. Ata qe ndjekin dhe gajasen me “bemat” e ketij pacienti dhe qe e quajne “politike”, kurverine e ketij plaku te rrjedhur, jane pjese e pavionit te psikiatrise, ku duhet te dergjet kjo krijese perverse.
Shqiptaret ndjejne neveri per paraqitjen e ketij krimineli ordiner.
Personalisht, ndjej te njejten gje per rolin e ketij Kryeministri qe kemi sot dhe kabinetit qe ai drejton, qe i dhame voten per tu bere Kryeminister por qe sillet si drejtor i komunales, qe e ka me te lehte te beje koalicion me te keqen sesa ta luftoje ate. Shqiperia nuk e meriton kete klase politike te degjeneruar. Eshte detyrim qytetar, dalja ne proteste, per te treguar se keto forca politike dhe keta hajdute, nuk perfaqesojne me vullnetin e sovranit.
Po lerjani Ariel Comos,psikiatrit,Saliun,ç’merreni me te!
..s’ja vlen.
o plaku mere o goje hale ngele duke mare ne goje te tjeret po ti qe ke vrare njerez te pafajshem qe na gerdeci e 21 janari vrases i kombit nuk te shoim dot qe perpiqesh te fshesh te verteten
Ne emisionin e Eni Vasili “Studio e hapur” pame edhe nje here Sali Berishen te llomotisi dokra si nga hera ne pergjigje te pyetje korekte,te sakta,direkte dhe problematike.Politikanet e deshtuar dhe me pese mend ne koke kur vota e popullit i nxjer ne ankant meren me punet e shtepise se tyre.PD-ja ka djem te mencur sa te duash dhe eshte radha e tyre te debatojne dhe te qeverisin.
O zot vazhdon prap me keto histori, erdhi njeri dhe me tha mua…,e di une shum mir…ka shum deshmitar qe e kane pare.., eshte miku i filanit dhe i biri i kollanit… Po ik ore idiot se u plake duke genjyer si ordiner. Fare e feqlliqur qe qelbe nje vend te tere. Por fajin e ka Piktori qe i dhame voten te bej reforme ne drejtesi qe ta shohim dhe ty aty ku ke vendin kurse Piktori lyen muret.
PO LIRIJA KUR SHKON ME PA FILMIN NE TEATER (PLAKU SHKERDHATE )more bandit nuk mbulohet pislleqet e tan bir me keto poshtersira i rrjedhur mjer yt bir ke baba ka dhe mjer ti ç far djali ke
Saliu po kthehet ne turpi i kombit. Flet si nje skizofren rruge. Mashton, shpif, genjen pa piken e turpit. Ska ngelur gje tjeter veç te hypi te kali i skenderbeut the te therras si Pojak Fshati, se ne kullen e xhamis do shkonte me mire po nuk e lejojne hoxhallaret se e dine qe eshte i çmendur. Ështe koha qe te çohet me force per tu vizituar se mundet qe gjendja e tij te perkeqesohet e te dale e te kryej edhe krime ne rruge. Kjo edhe per faktin se po katandiset si nje karagjoz i pa ndeqshem, por edhe per te ndihmuar familjaret. Po te ishte mire nga trute do ta pyesja se ” çmendim ka per drogen qe ka çuar ne Vlore i biri me makinen e shtetit ?”. Dhe kjo eshte nje akuze qe i eshte bere nga nje shume i afert i familjes se tij e qe nuk ka guxuar kurr ti jap nje pergjigje. Por meqenese eshte i disekuilibruar po e le me kaq.
Ne emission tha edhe se kishte tentuar ish Prokurori Rakipi ta arrestonte. A di gje njeri si eshte e verteta ? Ma shpjegoni u lutem, kush ka dijeni.
Ky qelbesire dhe pacavure po te kete nje fije burerie le te pranoje si te gjithe ata te demtuarit nga shpifjet e tij qe te hetohet nga prokuroria per te gjitha ato qe akuzohet.Ky eshte ndyresira e kombit dhe turp per te gjithe shqiptaret qe rin e degjojne kete kurve rruge.