Gjatë tre ditëve të para të kësaj jave kanë vepruar 131 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë, janë kryer kontrolle të përbashkëta Polici – OSHEE në 4.776 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 54 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 56 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 23 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 23 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 10 persona, ndër ta 3 faturistë për mbi faturim të energjisë te abonentët familjarë.
Gjithashtu janë ndërprerë 3.243 lidhje të abonentëve debitorë dhe 53 lidhje të paligjshme. Si dhe janë kontrolluar 196 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

vazhdoni …mos tu trembet syri fare …ne burg cdo abuzues ….o vini shtet o lereni dhe ikni …..gjithe shqiptaret ….ankohen se nuk kan lek …po kafenete dhe pijeoret jane plot …pra problemi nuk eshte tek leket eshte te kultura qytetare …qe nuk njohin detyrimet ..por kerkojne vetem te drejtat ….