Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Ditë, dëgjo një zë gjeli
Që këndon këngën e plakut
Qenka Jamarbër Malltezi
Një nga gurët e oxhakut.
Është konia i Argitës
Që leh pak, po për çdo ditë
Se vjehrri kryekusar
E futi në politikë.
Është krenar për kriminelin
Ky hajdut i kamufluar
Ndaj dhe krekoset si gjeli
I gatshëm për të drejtuar.
Ja qershori po afron
Lulka shkon andej nga erdhi
Dinastia s’e lëshon
Fronin e sulltan pekmezit.
Kush krenohet për Salinë
Janë kusar’ e gjakësorë
Shkatërruan Shqipërinë
Vodhën ç’patën në dorë.
Mos pandeh o dhëndërush
Se do dalësh i larë
Para drejtësisë do shkosh
Ti, Zeni e me radhë!
Shëndet o miqtë e mi, gjithë kusarët në qeli! Nga Kapo Labi, Tërbaç, Vlorë.
