Vjehrri i majorit Feka: Hera e dytë që shkonte në Spanjë. Lajmin e morëm nga debatet në Kuvend

Bledar Lumani

Vjehrri i majorit Sokol Feka, që humbi jetën në spanjë ditën e djeshme, tregon se kjo ishte hera e dytë që Sokoli shkonte në Spanjë.

Por, Ethem Cenaj thotë se arsyen nuk e di as aid he as bashkëshortja e viktimës.

Cenaj ka thënë për mediat se prisnin që Feka të kthehej të mërkurën, ndërsa lajmin e vdekjes e morën vesh nga zhvillimet në Parlament

E kam marrë vesh në radio rastësisht.

Po dëgjoja zhvillimet në Parlament kur dëgjova që u përmend emri i dhëndrit tim.

Menjëherë i telefonova gruas që të shkonte t’i rrinte afër vajzës, sepse e dija që ajo do ishte shkatërruar nga ky lajm.

Ajo e dinte që ndodhej në spanjë për çështje pune.

I kishte thënë që po shkonte për të riparuar disa helikopterë atje”, thotë ai.

Share This Article
9 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *