Sejko merr “Ok” për guvernator: Do verifikoj shumën e vjedhur dhe përgjegjësit

Bledar Lumani

Gent Sejko ka marrë miratimin e Komisionit të Ekonomisë për t’u zgjedhur guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Tashmë pritet që ai të votohet seancën e ardhshme në Kuvend.

Ndërkohë, Sejko ka paraqitur strategjinë e tij për drejtimin e BSH-së.

Ai ka folur edhe për vjedhjen e ndodhur, duke thënë se do verifikojë edhe njëherë përgjegjësit.

“Një nga prioritetet e mia parësore është të vlerësoj dhe të shoh dokumentet e inventarizimit të humbjes për të vlerësuar edhe një herë nëse kjo vlerë është e saktë, nëse ndarja e përgjegjësive janë të sakta dhe për më tepër përveç kësaj të shoh kryesisht nëse sistemet e kontrolleve të brendshëm dhe funksionimi i kontrolleve në Departamentin e Thesarit të Shtetit është ndryshuar është implementuar, funksionojnë gjërat në rregull apo ka probleme serioze”, ka thënë Sejko.

Çfarë premtoi Sejko nëse vihet në krye të BSH:

-Transparencë dhe përgjegjshmëri ndaj publikut dhe Kuvendit

-Të punoj për rikthimin e besimit tek BSH pas skandalit të vjedhjes

-Stabiliteti i politikave monetare rrit transparencën

-Ruajtje të standardeve më të larta të integritetit për stafin

-Prioritet mbrojtja e interesave të konsumatorëve

-Politika monetare, fleksibilitet dhe menaxhim i likuiditetit në treg

-Koordinim politikash moneare e fiskale për të dhënë  stimul për aktivitetin ekonomik

-Prioritet me rëndësi është edhe menaxhimi i BSH

-Forcim dhe administrim kontrollit të brendshëm të BSH

Share This Article
6 Comments
  • Boll fakti, qe e ka propozuar Nishani me sygjerim te familjes se tij dhe te familjes Berisha, qe ky governator duhej kthyer mbrapsht. Eshte nga detyrat qe bota i kushton rendesi te jashtezakonshme.
    Sikur do te merrnim dike me pervoje nderkombetare e te paperlyer me palopolitiken shqiptare etj etj. Nuk e njoh kete njeri dhe as kapacitetet e tij, por di qe te marrish nje post ne kete palovend duhen kenaqur ekuacionet e qelbura te te gjitha klaneve. Por jo lojrat e politikes ne kete emrim. Governatori ka ne dore te ardhmen e femijeve tane se te sotmen na e vodhen fullhanet e berishet.

    • Edhe unë nuk e kam haberin se cili është ky njeri pos mbiemrit Sejko që më kujton diçka nga historia. Kjo ka pak rëndësi. Rëndësi ka se pashë mazhorancën që ndaj këtij personi, u shfaq “dhjetë herë” kundra e “njëherë pro” dhe pastaj, një ditë të bukur u bë vetëm “Pro” sipas stilit “Rrokoko”! A ja vlen një guvernator me dhjetë herë kundra e njëherë pro? Pse kjo mazhorancë njëherë sulmon e dhjetë herë tërhiqet? Eshtë pa bythë apo “bën sikur”? Shpata po u nxor nga këllëfi e nuk përdoret, konvertohet vetë në këllëf! Tung, me një tralala në fund!

  • O ZOT, DO TA QAJME FULLANIN,

    ISHTE FODULL DHE “MERRTE” NDONJE LEK NGA ARKA, SA “PER MIRE”, POR ME KETA TIPA DO DEGJOJME DHIZMA NE PERMASA GJIGANDISTIKE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *