Flas në vetën e parë numri njëjës. Po mendoj, kur më do presidenti?! Më do kur përshëndet për Vit të Ri kombin si unitet i tij, pra si simbol. Më do për ngjarje të rëndësishme kombëtare të popullit tim. Më do kur betohet se do luftojë terrorizmin dhe do të forcojë shumë për mbrojtjen e atdheut. Më do kur betohet se do luftojë korrupsionin dhe forcojë drejtësinë. Më do kur do bashkëpunojë me qeverinë për të forcuar shtetin demokratik etj.
Le të marrim çështjen e fundit, kur mendoj se nuk më do presidenti. Le të flasim hapur. Presidenti im erdhi me zor në krye të Presidencës, pra nuk është për forcimin e unitetit të kombit. Qysh këtu mendoj se nuk më do presidenti. Presidenti nuk më do edhe kur i prapëson ligjet e qeverisë si simite të papjekura. Presidenti nuk më do kur nuk shtrëngon drejtësinë për të luftuar korrupsionin. Presidenti nuk më do kur i qahet austriakut për qeverinë që doli nga vota e sovranit. Presidenti nuk më do kur nuk vepron për të mbrojtur të drejtat e grave. Më thoni ju lutem, kur, dhe ku dua ta dua unë presidentin. Unë do ta dua presidentin kur në hyrje të Presidencës të shkruhet parulla: Për inat të atyre që s’na duan, Shqipëria do të bëhet. Kjo do të ishte dëshira ime, por edhe e të tjerëve. E dua unë apo s’e dua, pak rëndësi ka. Ja pse presidentin duhet t’ia lëmë sovranit për të na dashur.
Letër e nënshkruar
Vasil Puci
