Juristë apo turistë?

redaktor

Dërguar me sms

në numrin e redaksisë

Përshëndetje miq të DITËS! Lexova me tepër vëmendje kryeartikullin “Kush i mbyll dosjet”, dhe keni plotësisht të drejtë. Në administratë, nëpër ministri etj., nuk vënë në punë juristë por punësojnë turistë, të cilët dinë “çdo gjë”, por në fakt nuk dinë asgjë. PS-së dhe qeverisë i mungojnë juristë profesionistë të mirëfilltë, kanë vënë në punë kompjuteriste me tualet e llak, të parfumosura duke bërë vetëm paradë mode nëpër korridoret e dikastereve. Milena Haritos i rrofshin kriteret e testeve dhe CV-të, që edhe për VC nuk hyjnë në punë. Siç po duken bathët, PD-ja dhe ishi Sali Berisha, për një vit, vijnë në pushtet. E kjo, jo vetëm nga juristët. Përshëndetje, Ndoc Dudasi.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *