Nishani: Rasti i majorit Feka, përgjegjësi e mazhorancës, pasi më morën kompetencat

Dita

Presidenti Bujar Nishani thotë se përfshirja e majorit Sokol Feka në trafikun e drogës, është përgjegjësi e mazhorancës. Kjo, pasi sipas tij, në këtë rast ka dështuar Agjencia e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, e cila, sipas tij, është e politizuar. Nishani thotë se mazhoranca i hoqi kompetencat për të zgjedhur kreun e kësaj agjencie, dhe ndaj ndodhin këto raste.

Forcat e Armatosura dhe Ushtria e Republikës së Shqipërisë, një vend anëtar i NATO-s ka një performancë të admirueshme të funksionimit dhe ofrimit kontributeve të saj, por rasti konkret ngre një shqetësim dhe në gjykimin tim më të parë, konstatohet një dështim në këtë rast, i Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Ky ka qenë një shqetësim që unë e kam ngritur edhe më herët, në momentin kur u hoq kompetenca e Presidentit të Republikës, Komandant i Përgjigjëm i Forcave të Armatosura për të bërë emërimin e kreut të inteligjencës së Ushtrisë.

E kam shprehur më tej kur kam konstatuar politizimin e kësaj agjencie, pasi kam qenë dhe mbetem i bindur që largimi nga kornizat e Kushtetutës dhe ligjit, përfshirja në një proces politizimi të institucioneve të tilla dhe të një kontrolli të plotë vetëm të një institucioni, siç është qeveria, krijon dobësi në funksionimin e institucioneve, krijon, për shkak të familjaritetit dhe lidhjeve të tilla për interesin politik, largim nga profesionalizmi dhe e vendos në raporte të tilla, që dalëngadalë fillon dhe dëmtohet efiçenca e funksionimit të institucioneve të tilla. Ky është një rast, i cili duhet parë në këtë kontekst, sesa nuk kanë funksionuar institucionet që kanë për detyrë të hetojnë, monitorojnë, kontrollojnë përfshirjen e ushtarakëve në veprimtari të tilla kriminale. Agjencia përkatëse ka një përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe unë pres të shoh një angazhim të institucioneve, tashmë, që ka në varësi këtë Agjenci, të gjykojnë dhe vlerësojnë me shumë seriozitet këtë situatë”, tha Nishani përABC.

Share This Article
36 Comments
  • PO PSE NUK DHE DOREHEQJEN?

    O Komandanti i Përgjigjëm i Forcave të Armatosura, qe po lan duart si Pilati i Pontit ne Jerusalemin e Lashte te Romes, apo me sakte si ADASHI yt i PD-se Bamir Topi per Gerdecin.

    • Dordomusi NIshani nuk le rast pa e treguar veten qe eshte nje idiot qe ja fali postin Berisha per ta perdorur si lecke sa here qe te nevoje.

    • Mos u ngut me deklarata more ish musteqe. Prit sa te behet verifikimi e do te shofish se sa majore e kolonel kane dale jashte shteti pa leje gjate kohes se Car Sales, e ti vetem ke ndenjur

    • Nga Avioni i Divjakës tek Helikopteri i Spanjës…

      I ndjekur nga policia spanjolle, një helikopter me ngarkesë hashashi (të paktën një ton), i drejtuar prej majorit shqiptar Sokol Feka, është rrëzuar parmbrëmë pranë qytetit malor Cortes de la Frontera, pasi është përplasur me një shtyllë elektriku të tensionit të lartë. Feka dhe ndihmësi i tij, që ndodhej në bord, kanë humbur jetën.
      Sokol Feka ushtronte detyrën e instruktorit në bazën ajrore të Farkës, me gradën major. Meqenëse ai vdiq, Mimi Kodheli dhe «Rilindja» kanë fushë të lirë për të gënjyer, duke ia faturuar fajin «atij që vdiq». Mirëpo ky skandal nuk është një rast i veçuar, por një hallkë më tepër në zinxhirin e veprimtarive mafioze të qeverisë shqiptare.
      Avioni me ngarkesë asimetrike hashashi ngeci në Divjakë. Një tjetër laborator droge u zbulua së fundi në Vlorë, pas atij të Xibrakës! Faktet e mëvonshëm vërtetuan se Lazarati nuk e meritonte titullin «principata e hashashit», sepse u gjetën të tjerë plantacione edhe më të mëdhenj në Veri. Pastaj ata u lanë të veprojnë në heshtje; një taktikë djallëzore tashmë e mirënjohur: «bëj zhurmë vetëm për konsum publik, por lumin e drogës lere të rrjedhë i qetë». Ndërkohë nipi i Diktatorit «Hero Populli» po dergjet në birucat e gjyshit, falë fakteve të pakundërshtueshëm të fajësisë së tij që disponon policia gjermane dhe kundër dëshirës së pasardhësve të Enverit në pushtet, të cilët edhe mund ta lirojnë ndonjë ditë forcërisht nipin e dashur, duke u thënë autoriteteve gjermane: «nuk pranojmë ndërhyrje në punët tona të brendshme».
      Ku ke ndërmend ta çosh Shqipërinë, «Rilindje» e Droguar?

      • Te gjitha keto qe derdellit ti,o kol suma,kush i kapi??
        Apo u dorezuan vete pasi plotesuan planin e fitimeve???
        Kaq gomere jeni ju PD-istet sa as te shani e akuzoni nuk dini!!!
        Eshte njelloj si ato skecet e fillimit te viteve 90-te kur ish te persekutuarit,nga qe nuk dinin si t’i akuzonin ish komunistet thonin:
        -“Keta komunistet jane aq kriminele sa qe nga brigadieri e deri tek sekretari i partise na kane Q…. grate,motrat,vajzat”
        Kjo injorance e ka burimin tek SHARJA tropojane :”CISHA NANEN TEME”!
        Ha ha ha ha!!! etj!
        Pra komunistet u kane bere NDER ,se i kane bere me CUNA E CIKA te bukura!!!

    • Hahaha, handikapati. Me hoqen bolet thote. Po ty nuk te duhen, I thote Rama. Po ti mbaj per cdo eventualitet, I thote Jari. Se helbete, kenaq doren se tespie nuk mbaj dot. Ashtu po, I thote Rama, si tespie ja vlen me ato goglat e tua. Hallall.

  • Po pse kur e emeroje ti shefin e sherbimit informativ te Ushtrise e ndrite, po lere more Z.Bujar pse flet. Po ti mbrojte hajdutet Gjoka,Zyla, Gjynkshi etj . Po ti zbaton ligjet vetem kur te urdheron saliu.E cna ka gjete.

  • Feka u gradua Major nga ju shpellaret me 2009. Ti je president qe ne Qershor 2012. Mazhoranca ka marre pushtetin ne shtator 2013.Ti dhe kelyshet e Sales jeni te gjithe te perzier ne trafikun e droges. Shpresoj te vazhdoni trafikun e heroines me Iranin derisa Mossad tu heqe qafe nji e nga nji.

  • Te me fakin lexuesit per fjalorin vulgar, por ky presidenti yne te detyron deri ne kete
    shkalle duke te semure me brockullat qe deklaron ne masmedia . Ky i semure per
    .pushtet eshte thjeshte nje …! Turpi botes !!! Me qe i pasken hequr kope-
    tencat presidentit ,prandaj ndodhkan gjera te tilla deklaron ky mjeran . Kjo nuk ka
    ku te rrije !
    I drejtohem parlamentit : Hiqeni kete president se na turperoi ky debil ! Cfare ”llogjike”
    ka ky president i pjerdhur .!!! Ulok nga trute, sakat nga trupi !!!…..

  • Po sikur nga hetimet te rezultoi qe Majori feka e ka kryer kete veprimtari perpara se maxhoranca te merte pushtetin ,Nishani do te mari pergjegjesite ….?????
    Me siguri qe presidenti eshte sederli dhe mund te japi dhe dorheqjen…..

  • O kapterr Bujar Nishani!

    Ti nuk ben per asnje gje ne ate vend qe te vuri Sali Berisha, vecse t’i kthesh ato qe te

    kerkon ai, prandaj largohu me te mire, ndryshe te pret burgu si udheheqesin tend.

  • Besoj se eshte momenti per te dhene doreheqjen ai debili qe qendron ne krye te Forcave e Armatosura, ai pijaneci qe dhe kur del ne medja ri shtremer dhe kruan koken : pra Shefi i Shtabit Gjeneneral Major Jeronim Bazo, ky plere e ka katandisur ate force ne ate derexhe. Kuptohet edhe Mimi, qe i ka lene oficeret pa nje grosh ne xhep, asnje trajtim shtese, shtese per veshtiresi ne profesion, leket e ushqimeve, leket e qirave te banesave, pra Mrika ska bere asgje, bile sa erdhi e definoj heqjen perfundimisht te trajtimit shtese me leke ushqimi. Kutphet e kishte hallin tek regullimi i banjove dhe zyres, dhe tel leket e nxjerra nga procedurat e “kufizuara”. Shikon tek app.gov.al, nese ka ndonje tender te hapur ne 2013-2014, vetem 4 cope, te gjithe te kufizuar. Kutohet do nxjerre 20% partneret e saj. Turp ku e kane katandisur ushtrine. Cdo gje qe bejne ushtaraket lidhet me financat, asgje tjeter sepse duhet mbajtur familja. Ky nuk eshte rasti i pare per te tilla aktivitete. Megjithate te ndjerit Feka, u prehte ne parajse, dhe shume ngushellime te aferme, familjes dhe te dashurbe te tij. Mjerim

  • Z. President, TI je palle bashke me ata te PD-se me ne krye SALEN,Srazimirin, Paloken e shume tjere. Ju jeni faqja e zeze e ketij vendi, jeni kunder shtetit, POR FAJET I KA edi rama QE NUK I FUT NE BURG KRIMINELET MBASI ESHTE frikacak.
    MIRE JA BERI SALIU QE NUK JA PRANOI ZYREN. ja dhjeu zyrtarisht.
    edi U BE EDHE SEVIL, DUKE JU RRITE PENSIONET KETYRE HAJDUTVE, SE KANE VJEDHE PAK KETE VEND E KETE POPULL. turp e fatkeqesi.!

  • Mire Gjenerale e Majore ka plot,po ushtaret ku jane?se kur nuk kane c’te stervisin sigurisht me pune te pista do merren.Nje ushtarak me nje grade te tille duhet te kete nje besueshmeri te larte.Por rasti ne fjale duhet te konsiderohet tradheti ndaj BETIMIT,Atdheut, Kombit dhe si i tille duhet te denohet pas vdekjes.

    • Ik o Andrea Gjenerali me denimet e Enverit per Majoret brekecjerre te Mimi Kodheles qe sapo i be ministre u hoqi edhe breket fare ushtarakeve dhe i la me BYTHE jashte per ibret dhe i la ne dore te fatit per te bere plot pislliqe ne Shqypni por me shume ne Bote nga profesioni special qe kane sepse helbete:

      BUKA BLEHET ME LEKA

      Ik o Andrea Gjenerali se keshtu sic e ka bere Mrika e Edvinit Ushtrine do t’i gjesh Majoret shqyptare tek ISISI i Irakut.

  • Drejtuesit e Agjensise se Inteligjences per Ushtrine kane pergjegjesi direkte per ngjarjen.Mese meren ata?Sektori i veprimtarise se tyre eshte i kufizuar dhe drejtusit kane mundesi te njohin ne thellesi gjendjen dhe njerezit.Tek drejtuesit e agjensise se inteligjences eshte defakti dhe as ke presidenti dhe as ne marjen e kopetencave.

  • Ky majori i ushtrise ka qene me sherbime droge edhe para se te rruaje Jari musteqet.Ka marre grada dhe dekorata kur ishte Jari minister.Ate Mimin e kane lene te hape nje sallon permanenti ne ministrine e mbrojtjes dhe te luaje me kukulla,.

  • Kur e kishte n dor presidenti me emeru drejtorin e Shiu-t se ku e gjeti nji kolonel te mbarum dhe i mori bashk me Imamin nja 50 mij EUROOO dhe i dha graden gjeneral edhe e vendosi drejtor…. Ai eshte pergjegjes qe u degradu SHIU edhe tani ska asnje llojinformacioni ca ndodh ne ushtri!

  • Me 23 qershorin duheje hequr e gjithe banda e Saliserb Berishovicit me motivacionin e
    thjeshte per ”tradheti kombetare”….. ! Absolutisht te gjithe ,pa perjashtim ! Por qeveria
    frikacake e Edit nuk e beri dhe s’ka per ta bere nje gje te tille ! Fajin nuk e ka bota sepse
    ajo e leshoi kushtrimin me dy fjale : ”ACT NOW ” !!!!! TASH ESHTE VONE ….!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *