Tiranë, vrau në 2001, Italia ekstradon të dënuarin me 17 vjet burg

redaktor

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, solli dje në pranga nga Italia, të kërkuarin Edvid Ndile, 46 vjeç, banues në Berat. Burime zyrtare thanë se i ekstraduari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Berat, më 21 qershor 2002, e ka dënuar Ndilen me 17 vjet burg, për veprën penale të “vrasjes me paramendim”. Në muajin prill të vitit 2001, 46-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti, ku udhëtonin tre persona. Për pasojë ka gjetur vdekjen i riu me inicialet G. R., kurse Ndile mundi të arratisej dhe është ekstraduar 14 pas krimit të kryer.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *