Elver Raça është menaxheri shqiptar i Etrit Berishës, portierit të Lazios. Ai duke folur për “LaLazioSiamoNoi.it”, ka zbuluar se klientit të tij nuk po i pëlqen që po lihet në bankinë.
“Secili lojtar që nuk është i lumtur, është sepse ai nuk luan. Ai dëshiron të jetë portier, dhe të qëndrojë gjithmonë në bankinë. Etriti ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me Lazion. Ai ka shumë shokë këtu si Lorik Cana”, ka thënë Raça.
Menaxheri ka folur edhe për mundësinë e largimit të ish-portierit të 2 Korrikut. “Shumë klube kanë pyetur dhe vazhdojnë të pyesin për të. Një klub shumë shpesh na ka thirrur, por asgjë zyrtare”, theksoi ai, pa zbuluar emrin e klubit.
