Ja çfarë mund të bëjë një helikopter BO-105 si ai që drejtonte majori Feka! (VIDEO)

redaktor

Të shumtë janë ata që janë habitur nga fakti se si helikopteri që drejtohej nga majori shqiptar në Spanjë të jetë përplasur me një shtyllë tensioni.

Në fakt mënyra se si ecën helikopteri BO-105 nuk bën asnjë çudi që të përplaset në lartësi kaq të ulëta.

Ky lloj helikopteri ecën në lartësi fare të vogla dhe manovron në mënyrë spektakolare edhe mes një pylli.

Për të mos u kapur nga radari helikopteri që drejtonte Sokol Feka ka qenë duke fluturuar në lartësi të ulëta ndërsa ishte i lyer me bojë të zezë për të mos rënë në sy.

Për të parë një ilustrim se çfarë është në gjendje të bëjnë helikopteri BO-105 me një pilot të zotë në kabinë shikoni videon më poshtë:

Share This Article
24 Comments
  • A di njeri te na thote: ishte helikopter i Farkes ky qe u rrezua ?? Para se ne kokepalaret te deklarojme qe
    FAJIN E KA SALIU.

    • Vërtet, na plasën! Askush dhe askund nuk është thënë deri më sot nëse ky Feka drejtonte helikopter tonin apo të huaj?

    • Po mor idiot bathorje…..ka marr helikopterin ne Farke,kaloi nga Kryeministria per te pershendet ate gjatoshin pa bole qe kemi Kryeminister,pastaj doli nga ministria e mbrojtjes per te marre urdherin nga Mimi per misionin qe do kryente,(nga Prsidenca nuk kishte nevoje se Jar kapterri nuk e linte me ik se eshte i ndershem Ai),ja futi nje xhiro nga Rinasi per tu regjistruar ne sistemin e regjistrimit te personave qe dalin nga Shqiperia…….pastaj daku gjithmone me helikoptrin e Farkes vajti ne Marok dhe me pas ne Spanje.
      Saliu yt sa te kete injorante si ty qe ka dy dite kjo histori dhe s’kane kuptuar asgje nga ç’fare ka ndodhur ay do ta kemi perhere me na ça trapin e zelies….
      ju pershendes injorante te shqiptare kudo qe ndodheni…

      ps.injorant dot te thote i mosditur,se mos e merr me per sharje.
      po te thoja idiot do ishte fyerje

  • Per tu habitur eshte fakti si ka mundesi qe helikopteri eshte lyer me ngjyre te zeze dhe nuk paskarene ne sy .po helikopter eshte i Natos ka nje baze ku rrinte pyetja eshte si ka mundesi qe te hysh ne bazen e Natos dhe ta ngarkosh me 1 ton dhe mos te shikoje njeri kjo eshte per tu habitur kjo tregon se edhe bazat e Natos nuk jane te sigurta qe mud te hysh sa here te duash dhe te ngarkosh çfare te doje qejfi a ka nje urdher per ngritjen e ketij helikopteri.pershendetje dita

  • I lutem Redaksise se gazetes Dita te robotoj intervisten me ate kontrabandistin fierak qe shpjegonte Si funksiononte trafiku I droges Nga shqiperia drejt eu.intervista è bere pak dite pasi ra avioni I divjakes.JU LUTEM SINQERISHT NJE LEXUES I JUAJI ONLINE

  • Nga Avioni i Divjakës tek Helikopteri i Spanjës…
    I ndjekur nga policia spanjolle, një helikopter me ngarkesë hashashi (të paktën një ton), i drejtuar prej majorit shqiptar Sokol Feka, është rrëzuar parmbrëmë pranë qytetit malor Cortes de la Frontera, pasi është përplasur me një shtyllë elektriku të tensionit të lartë. Feka dhe ndihmësi i tij, që ndodhej në bord, kanë humbur jetën.
    Sokol Feka ushtronte detyrën e instruktorit në bazën ajrore të Farkës, me gradën major. Meqenëse ai vdiq, Mimi Kodheli dhe «Rilindja» kanë fushë të lirë për të gënjyer, duke ia faturuar fajin «atij që vdiq». Mirëpo ky skandal nuk është një rast i veçuar, por një hallkë më tepër në zinxhirin e veprimtarive mafioze të qeverisë shqiptare.
    Avioni me ngarkesë asimetrike hashashi ngeci në Divjakë. Një tjetër laborator droge u zbulua së fundi në Vlorë, pas atij të Xibrakës! Faktet e mëvonshëm vërtetuan se Lazarati nuk e meritonte titullin «principata e hashashit», sepse u gjetën të tjerë plantacione edhe më të mëdhenj në Veri. Pastaj ata u lanë të veprojnë në heshtje; një taktikë djallëzore tashmë e mirënjohur: «bëj zhurmë vetëm për konsum publik, por lumin e drogës lere të rrjedhë i qetë». Ndërkohë nipi i Diktatorit «Hero Populli» po dergjet në birucat e gjyshit, falë fakteve të pakundërshtueshëm të fajësisë së tij që disponon policia gjermane dhe kundër dëshirës së pasardhësve të Enverit në pushtet, të cilët edhe mund ta lirojnë ndonjë ditë forcërisht nipin e dashur, duke u thënë autoriteteve gjermane: «nuk pranojmë ndërhyrje në punët tona të brendshme».
    Ku ke ndërmend ta çosh Shqipërinë, «Rilindje» e Droguar?

    • Te pershendesim per keter shkrim me pozite te larte qytetarie o Agim Hamiti.

      Intelektualet properendimore qe Enver Hoxha i masakroi barabarisht.

    • Agimi tim, te kujtohet { Ferit Lopa dora jone } kjo race e degjeneruar ne thelbin
      e saj dhe te vdekurit vjedh dhe genjen. Kjo eshte dora jone Hamito,nuk rron
      dot pa mashtruar e u degjeneruar, vazhdon dylberizmi me origjin te vjeter.

  • Ky helikopteri i droges na kujtoi prap avionin ne plazh te Divjakes. Avioni ne Divjake kishte pilot te huaj, kurse ky helikopteri ne Spanje pilot shqiptar. Ejo pilot amator, por oficer major te ushtrise se Mrikes. Malli ishte i njejte, droge. Por Mrika eshte e zonja, do thote prap ” Ishte dizinfektim per myshkonja “!

  • Nuk eshte as i pari oficer as i fundit qe merret me keto pune qofte ke ne apo ne boten e perendimit droge apo shesin sekrete etj dhe Sal marshalli apo Skenderbeu i vucidolit i shfrytezon dhe ca trapa i mbajn ison per ju zoti Agim kam respekt per vitet e burgut por dhe ju e dini mire qe per nipin e Dulles si ha kujt por mos e mer me vrap se sa te jet Vucidoli gjall gjithmon ne do hame kokat me njeri tjetrin ai eshte gangrena , Edi spo ka b….. ketu na dhemb por perse kete mundohu te na e thuash ?

  • Akoma nuk po thuhet që ishte helikopter shqiptar apo spanjoll! Çështja po ndërlikohet përherë e më tepër dhe mer përmasa të tjera me shumë fajtorë. Ne kemi helikopterë të tillë. Tung!

  • DROGA SHQYPTARE ME FLETE SI SHQYPONJAT QE FLUTUROJNE LARTE

    Droga eshte nje mall qe sjell fitime te medha si per shitesin ashtu edhe per bleresin dhe nuk tatohet me TVSH apo me ndonje takse tjeter famoze progresive te fitimit alla Edi Rama. Por nga ana tjeter droga eshte mall qe ndiqet nga policia e Botes sepse degjeneron brezat, i ben perdoruesit te varur dhe totalisht te paafte per jeten ose i vret ne vend ne rastet mbidoze. Prandaj edhe ne Bote droga eshte BIZNESI i Mafias qe i ka marre parasysh risqet e zanatit. Deri ketu OK! besoj se te gjithe jemi dakord.

    Por ne Shqypni puna ndryshon rrenjesisht. Ne vendin tone Mafia e Droges eshte nen kujdesin e Shtetit Komunist dhe drejtohet direkt prej tij dhe kjo daton qe ne Kohen e Qepes te Enver Hoxhes kur flitej per fushat me hashash lulekuqesh dhe per thaset me “BAR” qe dergoheshin per “eksport” ne terrin e nates. Mbase dikush do te zemerohet me nastradinin dhe do te thote: “Gjepura! A ke fakte?” Fakte nuk kemi se ato ishin ne doren e sigurimit te Shtetit dhe te Partise se Punes qe vigjelonte nate e dite per t’u ruajtur nga ARMIKU i Kllases. Por dime fare mire se kur italianet zbuluan anijet shqyptare me cigare kontrabande Partia e Punes u dha urdher kapiteneve komuniste qe t’i hidhnin cigaret ne det dhe qe mbushen plazhin e Durresit me cigare Marlboro dhe Rotmans si nje bamiresi e Zotit per sehirxhinjte e plazhit.

    Saliu gjithashtu nuk e la pas dore kete biznes fitimprures megjithese i kishte perqendruar forcat tek trafiku i armeve. Mjafton te permendim rasin kur italianet kapen Fatmir Mediun me droge ne veturen e tij dhe deshen ta prangosin, ai pa piken e turpit nxorri pasaporten dipllomatike te Saliut dhe keshtu i shpetoi burgut. Shoferet e ambasadave te Saliut gjithashtu ishin kampione per skandalet me transportin e droges me vetura me targe dipllomatike, por PD-ja dhe Saliu i kalonte pa koment sikur skandalet te ishin “palo gje”. Mirpo populli thote:

    ME TE NGRENE VJEN EDHE LEZETI

    dhe mileti tha me vete:

    KUR DROGEN E BEJNE BIZNES PUSHTETARET PSE TE MOS E BEJME EDHE NE?

    dhe nuk vonoi dhe fshati me i humbur shqyptar, Lazarati ku te ha gjarperi ne mes te dites, u be shpejt fashati me i njohur ne Bote per cilesine e larte te kanabistit qe prodhonte ne parcelat dhe fermat e tij. Saliu e shikonte dhe deklaronte:

    HE MORE, LE TE HANE EDHE MJERANET NJE KAFSHATE.

    Nga ana tjeter nga LEKAT e droges zhvillohej me rritje te papare industria e ndertimit dhe helbete rriteshin ne forme progresive (jo te sheshte) edhe komisionet per pushtetaret. Por vendet fqinje dhe Evropa u shqetesuan dhe thane BOLL!. Saliu beri disa aksione sa per te imituar veprimtari dhe deklaroi: “Nuk kam c’ti bej Lazaratit” se ata te vrasin. Dhe droga vazhdoi avazin e vjeter jo vetem ne Lazarat por ne gjithe Shqypnine. Ne kete moment plasi skandali i Like Floririt, aleat i Saliut me sekretarin e tij personal Almir Rrapo qe e arrestoi FBI-ja me akuze per vrasje dhe trafik droge. Like Floriri e hodhi lumin me nje deklarate te njohur alla Bamir Topi per Gerdecin dhe nuk e vrau mendjen fare se sekretari i tij po kryen denimin ne nje burg federal te SHBA.

    Iku Saliu erdhi Edvini me premtime per te bere shtet. Mileti tha: “Oh sa mire me ken socialist!” Por shume shpejt u pa droga nga iku nga toka dhe filloi te fluturonte me krahe nga Divjaka deri ne Gjader si:

    SHQYPONJAT E MOLIT QE FLUTUROJNE LARTE

    Mileti qe kishte votuar rilindjen socialiste me 23 qershor syzgurdulluar pyeste veten:

    C’A KA BO VAKI, KUJT T’I BESOJME TANI?

    “Prisni, prisni se s’keni pare gjo akoma!” ja ktheu Edi Rama me nje deklarate famoze direkt nga salla e Kuvendit dhe filloi aksioni shembellor i mesymjes se shtetit ne Lazarat qe ktheu besimin e ithtareve socialiste te Partia Meme. “E pastruam Shqypnine nga kanabisi dhe droga, oh sa mire me ken socialist!” u degjuan nga te gjitha anet e medias dhe te politikes dhe Edvini me Liken u nguten te hedhin LEKAT badiava per te festuar me buje dhe hare mbarepopullore 29 nentorin komunist jugosllav dhe Mimi Kodheli nuk harroi te dekoronte kriminelen e Enverit Vito Kapo me dekorate trimerie. Por FESTA nuk vazhdoi gjate se gjermoni i dergoi mesazh Edvinit qe ne Xibrake, nen hunden e Taulant Balles nje laborator koaine nga Kolumbia po helmonte jo vetem gjermnine, por edhe gjithe vendet e BE-se. Deshi s’deshi policia socialiste shqyptare filloi gjurmimin por:

    O LE LE!

    na doli se koka e Klanit te kokaines ishte Ermal Hoxha, nipi i Kumandarit Legjendar qe Kuvendi e mban HERO te popullit dhe te punes socialiste dhe per nderim suplementar i mban edhe Piramiden e tij ne mes te Tiranes. Mire Ermali po pas tij kush ishte? Ne kete situate policia u ngut qe te zhdukte provat dhe 300 mije eur t’ja adresonte nje mafiozi tjeter. “Ik ne shtepi se do te kerkojme me vone!” i thane Ermalit dhe pushteti u ngut qe te arrestonte ne “flagrance” te tjeret duke e trumbetuar aksionin si nje sukes madheshtor te rilindjes socialiste, por pa e vrare mendjen per te kerkuar “FIJET QE PRITEN” dhe pa njoftuar fare policite partnenre te vendeve te tranzitit si nje obligim ligjor i vendit tone ne saj te shume mareveshjeve nderkombetare. Pse keshtu? Aksush nga politika dhe pushteti nuk ka dhene nje pergjigje si REZILI u be SUKSES me finte enveriste. Mire politika dhe pushteti po media jone kombetare me analistet llafazane qe dine te grinden ne studio Tv si gjela maje plehut per palo gje, po kur vjen puna per ceshtje ne rendesi kombetare dhe nderkombetare si ajo e klanit HOXHA te kokaines nuk u vjen zeri fare. Pse keshtu?

    Duke pritur pergjigjen qe s’o dukej gjekundi plas edhe skandali tjeter i radhes qe kete here e deklaron Kryeministri Yne nga salla e Kuvendit te Likes sikur te kishte vdekur Stalini apo Enveri per here te dyte dhe mileti mesoi qe kishte vdekur majori i Ushtrise Shqyptare me nje helikopter ushtarak qe akoma nuk ja tregojne kombesine (he pra pse?) ne krye te detyres dhe sapo Mimi Kodheli po behej gadi ta dekoronte me medalje trimerie si Vito Kapon e Enverit

    UPSA! ME FALNI!

    “spanjollet na thane se po transportonte droge, por mos na thoi se eshte yni ky i paudhe”

    Keshtu deklaroi ne Kuvend Edi Rama dhe Likja ja mbathi me vrap se thashethemet u perhapen vetetithi qe majori Sokol Feka ishte ithtar i LSI-se dhe shpesh kryente edhe “Pune Partie” ne vende te ndryshme te Botes. Jozefina nuk e la gurin te bjere ne toke dhe filloi sulmin masiv: “Na trego per Majorin, per Majorin” kelthiste Jozefina papushim ne sallen e Kuvendit sikur te kishte vdekur nje qen rruge dhe jo nje njeri, nje oficer ushtrie ne nje kohe qe Mimi Kodheli ja kthente: “Ik moj ti qe e ke perdor Ushtrine per qefe familjare!”

    Ne kete situate nuk ka si te mos neveritesh per KULCEDRAT me fytyre njeriu qe drejtojne Shtetin, prandaj ne te persekutuarit dhe intelektualet e mbetur properendimore beme kete deklarate zyrtare ne media:

    MAJORIT TE USHTRISE SHQYPTARE T’I PREHET SHPIRTI NE PAQE, ZOTI E FALTE!

    por i lutemi Zotit qe te ndeshkoje pushtetaret pa skrupuj dhe pa moral te Shqypnise qe ekane bere drogen te fluturoje larte me krahe si:

    SHQYPONJAT E MOLIT QE FLUTURONIN LARTE.

    • Goditja me penallti
      e lojtarit Zogist ne porten
      E RILINDJES me Trajner edvin gjatoshin ,
      kalon be avantazh skuadren Blu ,
      me tranier Sali zog Ballaban pash Feudalin. ,
      mbas 2 vjeteve ,
      Ku skuadra blu u terhoq me turp me 23 qershor ,
      ashtu si iku Mreti yne i nderuar me 7 prill .

      Goditja e Nasruddinit ishte e bukur ,
      Por me e bukur do te ishte po te permende edhe Bahri omarin e tij te preferuar

  • Malli qe u ngarkua ne Marok ishte i Ilir florirt dhe ky piloti ishte ushtar I ilir floririt. Kontrolloni pilotet e tjere skraparli sepse biznesi do vazhdoj. Te na rroj LSI me komandantin tone legjendar Ilir kokeqip Skraparli Meta.

    • O ti hajvani xhelati,si xhelat pa vlere qe je??? a kupton nga kjo llogjike???
      Ata te burgosur qe ka spihunuar Agimi,nuk i mbron kurre nje xhelat si ti me
      shoke,por vetem i tregon te gjitheve qe lexojne kete gazete! Agim Hamiti
      sulmohet vetem nga ata lloi shqiptari te races xhelate,qe ka vrare dhe spihunuar Agimin me shoke.
      Kush akuzon nje te burgosur te ndergjegjes,se i ka rrenduar jeten nje te burgosuri tjeter,ky eshte fara me e ndyre e ketij populli. Ky problem i takon
      Agimit me shoket e tij te diskutoi kete problem ,ku e ka origjinen e keqija e
      kesaj pune,jo qelbesiret dhe mbeturinat e te shkuares,qe eshte origjina e kesaj
      dobesije. Kete problem e perseritin laviret e 70 vjeteve te kesaj race shqiptare.

  • si shume shqiptare te tjere ky njeri ka ndermarre nje iniciative te veshtire duke vene ne rrezik jete e vet. per mendimin tim eshte e turpshme te perbaltet nje njeri qe ka humbur jete qofte duke transoportuar droge qofte me gomar qofte me helikopter. ngushellime familjes per humbjen dhe turp per ata qe e ndjejne te nevojshme qe perbuzin nje njeri qe per hir te familjes rrezikon edhe jeten e vet. ne fund te fundit ai ka marre rrezikun mbi shpine dhe per kete jane ligjet e natyres siper atyre te njerezve.

    ngushellime familjareve dhe turp per te tjeret…

    ps: kur pijme nje kafe ne lokalet qe na rrethojne sna sjellin faturen tatimore… vjedhin pronen e perbashket, kur blejme karburant sna japin faturen tatimor … vjedhin pronen e perbashket, sa e sa raste te tjera qe na vjedhin, demtojne etj., perse ky i ndjere ben perjashtim??? kush nuk do te sakrifikonte jeten per familjen e vet, femijen e vet??? … ai nuk ishte hajdut.

    R.I.P. Major Feka, Respekte

  • A KENI BERE INVENTARIN E HELIKOPTEREVE NE FARKE APO ESHTE PRODHIM ORIGJINAL ALLA SHQIPTAR,, PARA CA DITESH ILIRI I FLORINJET ISHTE NE MAROK KU TAKOJ EDHE MRETIN HASAN DHE BERI NJE VIZITE NE KASABLANKA A MUNDE TE JETE BISEDUAR NDONJE GJE PER TE MARRE ME QIRA NJE HELOKOPTER.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *