Vritet eksperti i armëve kimike të Shtetit Islamik

Dita

Ushtria amerikane ka njoftuar se si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtar ka mbetur i vrarë një ekspert i armëve kimike, anëtar i Shtetit Islamik.

Ebu Maliku ka shërbyer si inxhinier i armëve kimike në kohën e ish-Presidentit irakien Sadam Husein, përpara se të bashkohej me Al Kaedën dhe më pas me Shtetin Islamik.

Sipas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Maliku ka mbetur i vrarë pas sulmeve të 24 janarit.

Në deklaratën e saj, ushtria amerikane shpreson që vrasja e ekspertit të dobësojë aftësitë e shtetit islamik për të prodhuar dhe përdoruar armët kimike.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *