PD ende asnjë vendim për të mbështetur Agron Dukën

redaktor

Partia Demokratike nuk ka një vendim përfundimtar për të mbështetur Agron Dukën, deputetin republikan, si kandidat për Bashkinë e Durrësit. Duket se emri i Dukës është lakuar nga kreu republikan Fatmir Mediu pa një konsultim paraprak me PD-në e drejtuar nga Lulzim Basha, ndërsa strategjia e përdorur në këtë rast nga aleatët e demokratëve është ajo e faktit të kryer.

Burime nga PD shprehen për TemA se ende nuk ka nisur procesi i diskutimeve mbi kandidatët që do të garojnë për 61 njësitë vendore në zgjedhjet e 21 Tetorit, për më tepër që pritet që Lulzim Basha të thërrasë një takim me drejtues të partive opozitare për të formësuar një koalicion në mbështetje të kandidatëve.

Burime nga PD theksojnë se do të synohet që në zgjedhjet e 21 Qershorit të krijohet një koalicion sa më i gjerë në mbështetje të kandidatëve për kryetarë të njësive vendore.

Negociatat nuk përjashtojnë as PDIU-në e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, megjithëse ky i fundit nuk ka qenë prezent në potahujse asnjë nga takimet që Lulzim Basha ka zhvilluar me drejtues të disa prej partive opozitare.

Mësohet se ditët e fundit kreu demokrat Basha ka shpërndarë një urdhëresë në drejtim të drejtuesve lokalë të PD në rrethe për të testuar me strukturat e partisë emrat e mundshëm si kandidatë në zgjedhjet vendore dhe më pas ato do të marrin një miratim përfundimtar nga Kryesia e PD-së.

Në këtë kuadër duket se demokratët nuk kanë një vendim nëse duhet të mbështesin kandidaturën e deputetit Duka për të garuar për një nga bashkitë më të mëdha në vend, apo do të përzgjedhin një tjetër emër nga rradhët e tyre.  Por burimet theksojnë se kandidatura e Dukës, ka marrë mbështetjen e ish-Kryeministrit Berisha, i cili vijon të ketë një ndikim absolute në vendimmarrjen e Partisë Demokratike. Kështu mësohet se përpara se kreu republikan Mediu të ofronte kandidaturën e deputetit republikan, ai ka pasur një konsultim me ish-kreun e PD-së, ku duket se ka marrë një mbështetje paraprake.

Përballë një situate të tillë, kreu demokrat Basha mësohet ti ketë kërkuar drejtuesve të PD-së në rrethe që të mos lobojnë për asnjë nga kandidatët e mundshëm përpara një vendimi final, sikundër të nisin testimet mbi emrat e lakuar dhe mbështetjen që ato kanë jo vetëm në strukturat partiake por edhe më gjerë. Paralelisht me këtë, çdo kandidati të vetëofruar apo të propozuar do t’I kërkohet një dëgjesë me grupet e interesit apo përfaqësues të shoqërisë për të paraqitur programin e tij në lidhje me drejtimin e njësive vendore dhe më pas do të kryhet edhe përzgjedhja e kandidatit që do të përfaqësojë forcën më të madhe opozitare apo koalicionin e drejtuar prej saj.

Pas shpalljes së Agron Dukës si një prej kandidatëve të opozitës për Bashkinë e Durrësit, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar nga Partia Demokratike. Kreu i degës së PD-së në Durrës Osman Stafa vë theksin në respektimin e statutit dhe proceseve demokratike për përzgjedhjen e kandidaturës për zgjedhjet vendore.

Ditët e fundit, në mediat e shkruara dhe ato vizive, jemi njohur me emra kandidatësh potencial për të qenë pjesë e gareës elektorale për zgjedhjet vendore të ketij viti. Një fenomen normal kur për pak muaj fillon gara për zgjedhjet vendore. Gjej rastin ti falenderoj dhe përgëzoj në emër të Partisë Demokratike dega Durreës. Cdo njeri nga Ju është një vlereë e shtuar kontributesh dhe eksperiencash intelektuale dhe qytetare.

Sigurojme cdo qytetar dhe demokrat, që nga ana jonë ky proces në bashkpunim me Ju do të menaxhohet me transparence, me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri, në emër të interesave qytetare dhe politike.

Janë vetëm proceset demokratike dhe statutore brenda PD dhe koalicionit të djathtë ato që do përcaktojnë kandidaturën fituese; një Kryetar të ri të Bashkisë Durrës,  i cili do ketë detyrën e vështirë por fisnike ti japë një zhvillim të qëndrueshëm dhe një frymemarrje qytetit, pas këtij krimi urban dhe zhvillimore që ka pësuar Durresi.

Prandaj ju sigurojmë se do të përzgjidhet ai kandidat i cili jo vetëm ka përkrahjen e qytetarisë Durrsake, por ofron zgjidhje konkrete dhe afatgjata për qytetin dhe në emër teë qytetarëve.

Ky fluks vlerash dhe kontributesh është një garanci dhe shpresë për qytetin dhe për forcën tonë politike dhe tregon përgjegjësi dhe besim për fitoren e padiskutueshme”, thekson përmes një deklarate kreu i degës së PD-së në Durrës.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *