Lajla Përnaska, mjeke dhe ish-deputete e Partisë Demokratike, ditën e djeshme ka shkruar një status në Facebook në lidhje me gjendjen e shëndetësisë në vendin tonë. “Nuk ndalet kalvari i skandaleve në shëndetësi: fakte, denoncime, shqetësime, reagime, protestime, që të gjitha ushqejnë debatin publik sa të munguar dhe të domosdoshëm për funksionimin e këtij sektori JETIK! Sa investim, sa sakrificë nga ana e mjekëve dhe personelit shëndetësor, në dekada, që sot vihen në pikëpyetje para një vendimi politik, pa formë e pa përmbajtje: Testim?! E trishtë që ende të diskutohet siguria e ilaçeve dhe furnizimi me to e bazën mjekësore. S’mbeti sigël partie pa e marrë “në dorë” drejtimin e sistemit ( deri sa më së fundi me rilindjen u rikthyem në sistemin monist “Shemashko» me «shëndetësinë falas!?»). Por Kurrë, Askush, nuk mban asnjëherë Papërgjegjësi! Dhe gjithmonë, Gjithçka shpallet «në emër të reformës», reformë shpesh herë të munguar, të sajuar, apo të deformuar që rikthehet në të njëjtën pikënisje: «ka ilaçe, s›ka ilaçe»!?”- shkruan Përnaska, e cila kohët e fundit duket më e tërhequr nga politika aktive.
