Mesila sqarohet me Berishën

Dita

Dy ditë më parë, në seancën plenare në Kuvend, pas disa kohësh deputetja rebele Mesila Doda është afruar dhe ka biseduar për disa çaste me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Fotot tregojnë afrimin e Dodës me Berishën e cila nuk thotë për çka ka biseduar. Deputetja e PD-së, Doda, prej kohësh është një kritike e ashpër e linjës zyrtare të PD dhe vetë Sali Berishës. Ajo njihet si një nga mbështetëset kryesore të deputetit të ndjerë Sokol Olldashi.

Që pas garës në Parti, Mesila ka qenë mjaft e ashpër me linjën zyrtare, sidomos me kryetarin aktual të Partisë, Lulëzim Basha. Por, ajo që bënë përshtypje, është fakti se të gjithë afrohen e falen te Berisha…!

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *