Ditë më parë, shefi aktual i qeverisë shqiptare, Edi Rama, bëri përurimin e një shtëpie përgjuese-ekspozitë postkomuniste, e cila prej shumë viteve, mbuluar në misterin e saj, është quajtur thjesht “Shtëpia me gjethe”. Jam i bindur se në të gjithë botën, jo vetëm në vendet e kampit të dikurshëm socialist, por edhe në vendet e zhvilluara perëndimore, ka shtëpi e bile pallate të tilla, të cilat, edhe pse janë ngritur si rrjedhojë e një kohe të posaçme, në fakt e kanë pasur përgjimin si një ndër prioritetet e shtetit që i kanë takuar. Përgjime të tilla, shpesh-herë monstruoze, kanë ndodhur edhe në vitet e mëpasme në këtë vendin tonë, që nuk pushon kurrë së përgjuari, dhe e kaluara e afërt, dy vite më parë, dëshmon se janë përgjuar jo vetëm njerëz të zakonshëm, por liderë partiakë, biznesmenë, gjyqtarë dhe prokurorë, diplomatë të huaj. E gjitha kjo ka ndodhur edhe një herë tinëzisht, si hienat e dikurshme, nga edhe erdhën dhe deri më tani askush, as vetë shefi i qeverisë, nuk është ngutur të bëjë qoftë edhe një padi publike ndaj tyre. Si rrallë-herë, në vitet e para 23 qershorit, shteti bëri blerje të mëdha të mjeteve të përgjimit nga më të sofistikuarat, deri në sektorët e zbulimit ushtarak dhe megjithatë, nuk ra në gjurmët e asnjë rrjeti xhihadist e vehabist në vendin tonë, as në gjurmët e tritolxhinjve, as të baronëve të drogës, dhe e gjithë kjo për dy shkaqe të thjeshta: Rrjeti i përgjimit nuk ishte ngritur për to, dhe e dyta, shteti ishte bërë pjesë e kësaj mafie oligarkike në të gjitha nivelet. Do të mjaftonin kabllogramet dhe shënimet e diplomatëve amerikanë për të bërë të qartë se nëpër cilat rrjedha ka lëvizur shoqëria shqiptare, dhe për të ditur edhe shkakun përse shumë nga gjyqtarët, prokurorët e njerëzit e politikës së sotme, si kurrë më parë, heshtin ndaj krimeve të ndodhura dy vite më parë.
Por fjalën nuk e kam thjesht tek “Shtëpia me gjethe”. As tek “Bunk’art” që u ngrit më parë, si një ndër reliket e kohës së shkuar, megjithëse përsëri nuk kemi qenë i vetmi vend që kemi ndërtuar skajshmëri të tilla, shpesh-herë të domosdoshme dhe të arsyeshme. Mendimi im, sidomos pas ngjarjeve të fundit, shkon diku tjetër. Konkretisht: E gjithë kjo që po ngrihet me reliket e së kaluarës, më shumë se sa një gjetje qeveritare për të ndëshkuar të kaluarën, janë si gjethet e fikut për të mbuluar për të sotmen.
Po bëhen dy vite që është bërë ndryshimi i shumëpritur qeveritar dhe është bërë si kurrë më parë, me një përmbysje totale. Më shumë se një votim, ishte një plebishit popullor dhe do të kishte ndodhur kjo edhe sikur në udhëheqje të PS të mos kishte qenë Edi Rama. Do të kishte ndodhur kështu, sepse njerëzit ishin tejlodhur me zullumet e një njeriu të çartur, që vazhdimisht çartet e bashkë me veten prish edhe një pjesë të shoqërisë shqiptare.
Në vitin 1991, kur do të bëheshin zgjedhjet e para pluraliste, PD-ja vendosi që kandidat për deputet në lagjen Kiras, bastion i fortë i saj, të shpallte Azem Hajdarin. Kreu i partisë kishte drojën nëse do e votonin apo jo njerëzit, pasi disa dekada më parë, Shkodra nuk kishte dashur si kandidat për deputet as një figurë të madhe si Bajram Curri. Atëherë pyetën disa të moshuar dhe njëri prej tyre i tha se: “Edhe Nexhmije Hoxhën sille për kandidate dhe do i japim votën”. Deri aty kishte shkuar pezmi i njerëzve, saqë nuk kërkonin më se kush ishte, por vetëm të vinte një forcë tjetër.
Ndoshta jo deri në ato përmasa, dhe krahasimi im çalon, por njerëzit ishin të tejlodhur me PD-në, masakrat e saj financiare dhe cinizmin e pashoq të liderëve të saj politikë, dhe më 23 qershor, duke pasur besimin tek shefi i ardhshëm i qeverisë si i vetmi i mundshëm që do ua fuste dy këmbët në një këpucë një grupi të madh hajdutësh, vrasës, pinjollë biologjikë dhe politikë të ish-shefit të qeverisë, bënë plebishitin e tyre.
Dhe pritën. Pritën me ditë, me javë, me muaj, tani po bëhen dy vitet e para. Asgjë e re. I vetmi lajm, pas të cilit mund të shpërqendrohesh, është e gjithë ajo që ndodhi në Lazarat, ku dihet tashmë kumti i sjellë; një fillesë që humbi në labirinthet e ndodhisë në Dukagjin dhe një pjesëmarrje e përbashkët me shërbimin e posaçëm gjerman në Xibrakë.
Por asnjëra prej tyre nuk është e djeshmja. Secila prej tyre është një e sotme e qeverisë, e cila, megjithëse është karvan në vitet e mëhershme, është në fund të fundit një detyrë e një qeverie që është nën monitorimin ndërkombëtar.
Asnjëra prej tyre nuk solli pasoja në jetën e atyre që i lejuan kaq vite të lulëzojnë këto plantacione. Berisha deklaron haptas se “Lazarati ishte politika ime” dhe pastaj, si i del hashashi i mendjes, bulçet dhe akuzon qeverinë për një mijë e një të zeza. Dukagjini nuk ishte krijim i çastit, por u zhduk së bashku me çastin. Xibraka është përgjegjësi e së sotmes, megjithëse mund të ketë një fillesë të hershme. Nëse thuhet se policia po modernizohet, po bëhet aktive, a nuk ishte gjithçka e zhvilluar shumë afër pranisë së saj?
Qeveria nuk ka vetëm detyrën të ngrejë një shtyllë të së ardhmes. Kjo është më e pakta, por edhe kjo nuk mund të bëhet nëse ajo ende nuk e ka kuptuar se është në qeverisje dhe jo në opozitë. Dosjet mbyllen njëra pas tjetrës dhe ministrat e korruptuar, vjedhës ordinerë me shuma të jashtëzakonshme, po na dalin “të ndershëm”.
Loja se “fajin e ka prokuroria” po zgjatet më tepër se sa duhet. Nëse qeveria mendon se mund të mbulojë me gjethet e fikut paaftësinë e saj për të ngritur akuza serioze, të paktën të mos bëjë lojëra shtëpish, sepse nuk jemi as i vetmi dhe as i fundit vend që kemi pasur shtëpi përgjimi.
Nëse duan të bëjnë një muze të së vërtetës, le të bëjnë një për ngjarjet e vitit 1997, sepse ajo që ndodhi në atë vit është më makabre se të gjitha përgjimet e bëra së bashku në dyzet vite. Nëse duan të perceptojnë se si është një bunk’art, le të dëshmojnë se si vendi ynë, në tetë vitet e fundit të qeverisjes “Berisha” u bëmë një vend bunker, në të cilin, brenda lulëzonte krimi, vjedhja dhe mashtrimi; ndërsa jashtë zgërdhiheshim edhe kur i jepnim dorën një të huaji të shkallës së tretë, dhe, më falni, shurroheshin kur i jepnin dorën një lideri.
“Gjethet e fikut” të qeverisë janë më të rënda sesa risjellja e një kapitulli tashmë të mbyllur dhe nga i cili askush nga masa e madhe njerëzore nuk kishte ndonjë hajër. Qeveria ndodhet para dy të shkuarave, asaj të largëtës dhe asaj të afërmes. Më shumë se e largëta, njerëzve u intereson e afërmja, sepse ishin jo vetëm subjekt i saj, por edhe objekt i ndëshkimit të zullumit qeveritar. Nëse nuk mund a bëjnë, mos të na lodhin më me “gjethe fiku” dhe fasada ilustrative.
Nëse qeveria nuk e di as se ku janë majorët e saj të aviacionit, atëherë nuk është vetëm faji i atyre që i bënë majorë, por edhe i këtyre që i selitën për muaj me radhë. Një major i dikurshëm, para vitit 1966, ishte një figurë e nderuar, ashtu si ishte një mësues, një mjek, një nëpunës; tani janë të trajtuar si mallrat gabi, sa që u kërkohet edhe pas disa dekadave të testohen. Cila “shtëpi me gjethe” e politikës ka kohë për të ushqyer mjerime të tilla?
Qeveria e sotme nuk e ka më kohën për të bërë hartime. Ajo kohë shkoi. Përballë kanë ujqër të politikës, të cilët politikën e kanë parë gjithnjë si armë që vret. Nuk mendoj asnjë çast se u duhet kthyer me armë, por duhen përballur me ligjin e së drejtës, duhen ndëshkuar për atë që bënë në dëm të kombit të tyre.
Nëse nuk e bëni, do të mund të ndodhin dy gjëra: Ajo që do të jetë më e para – ndëshkimi përmes votës, por jo duke rendur pas berihajt berishian, por prakticitetit politik, që do të thotë humbje e vizionit dhe kthimi i politikës edhe më tej në një mall tregu; dhe së dyti, në një të nesërme, 21 janari do të jetë dita e përkujtimit e vetëm disa njerëzve të politikës, ndërsa për të tjerët, dita e përçmimit për ata që e bënë anekdotë ndëshkimin; edhe për vrasësit, që ndërsa rrinë në mesin e parlamentit, vazhdojnë të tallen me një popull të cilin pasi e plaçkitën, e mashtruan, e vodhën, e hodhën në erë, edhe e vranë në mënyrën më cinike për të ruajtur një copë karrige.
Dhe në fund, nuk e di pse më është kujtuar një fjalë e vjetër labe, të cilën po e sjell më poshtë, pa dashur të aludoj për askënd që nuk ka mend:
“Ysht, laro të hëngërt tënja, se e ke të keqen brenda”.

SIGURIMI I SHTETI JASHTE
SHQIPERIA ESHTE E JONA.
Bedri mbetesh i madh.
Te adhuroj per analizen e sakte dhe zgjidhjet qe ofron.
Edi Rama po mbulohet me gjethe fiku per te fshehur kurthin qe ra me 1 Prill 2013.
Koalicioni me LSI ishte varrmihsja qe i beri kauzes per te ven Drejtesi per 21 Janarin dhe Gerdecin,per rrugen e Kombit dhe faljen e Detit.
Gelltiti nje luge çorbe te prishur Edi Rama dhe tani ben operacione kozmetike.
Ilir Meta esht garanti qe as Berisha dhe as Basha te mos shkojne para drejtesise.
Ysht Edo te hanger tenja se e ke Lilon brenda.
Shkrim ne dukje parimor, por ne thelb eshte t i n z a r…!
Ky eshte Edi Rama!
Nuk e doni?…
Votoni prap Rrumpallen!
Besoj se Meta nuk e ka problem te behet prape me Saliun!…
O njera, o tjetra!…
A më kuptoooooooooooooooooooooon?
Shqiperia ekziston virtualisht se nuk ka sigurim e siguri kombetare, o hajvan. Nuk ka shtet as ne Afrike pa sigurim, informacion e pergjim, o derr.
Po Gregor? “Shqipëria ekziston vetëm virtualisht”! Një e vërtetë e tmerrëshme por, e vërtetë ama! “Dita” ka gjetur mekanizmin për ta bërë reale, virtualen ku ne fatkeqësisht jetojmë. Ne jemi popull me iluzione prandaj virtualja lundron lehtësisht dhe futet në kollaj në mëndjet tona! Por virtualja na serviret edhe si mall shumice! Shteti ynë i ka dyert e sigurisë kombëtare të tëra, të shqyera prandaj bëjnë kujdes të na shesin sa më shumë virtualen. Të na përforcojnë gjëndjen iluzioniste! I varfri e ka kokën plot me iluzione thotë Zbigniev Brzezhinski,politologu i shquar amerikan. Ne jemi përgjithësisht popull i varfër dhe shumë i varfer prandaj virtualen e blejmë shpejt. Qëllimisht na i shesin lirë! Vetëm “Dita” shet, ndonëse jo gjithnjë, mall të vërtetë. Shet dhe Bedriu e ca të tjerë si Thano, Xhevdeti, Kazhani, Alqi…! Por ja u kanë bllokuar tregun. I shohin si shitës pa lejë! Si shitës që ju konkurojnë monopolin e vet të virtualitetit ! Nderime!
C’ju ka gjetur ju te Dites ???
Jeni prishur me Ramen??
Ku jua theu kemben ???
Te pakten do ju shtohet tirazhi se bizneset e tjera pa dashje ngecen.
Ueeeee Tomke breeee!! Po ti qeke vertete shume i mencur e i ditur per zotin!!
He te keqen na ndrico dhe ne kush na qekan kto bisneset qe ngecen aman!!
Se nga emri qe ke gjet dukesh qe je i mencur i ditur i mprehte( sa nje brisk dhe me shume… ,hajt per hajer se ben per goxha gjera si brisk)
Nuk është prishur Dita me Ramën por është prishur Rama me të vërtetën dhe me realitetin. Dita po zbardh këtë prishje të Ramës ashtu siç duhet të bëjë çdo gazetari e vërtetë. Respekt!
Te duket çudi qe nje gazete mund te thote te verteten?Te drejte ke,se gjithe keto vite,mediat i kane bere hije njeres apo tjetres parti. Gazeta Dita me duket nga te rrallat qe shkruan te verteten,sidomos Bedri Islami. Ky zoteri,eshte shtylla mbajtese e kesaj gazete,pa dashur te ul te tjeret.
Edi Rama është legeni i radhës !
E them pa mllef : jemi të paaftë të bëjmë shtet !
Shqiptaret jane popull artdashes, prandaj rendin pas bukes dhe cirkut. Per te tjerat jane te sigurte se:
Te drejtat e njeriut i mbron PD
Korrupsionin e lufton LSI
PS do ndertoje nje burg te madh me te gjitha kushtet per te gjithe fukarenjte
Edhe diktaturen ja u rrezoi KQ me shokun Ramiz ne krye.
Edhe tani presin nga politika qe te kene nje jete gjithmone e me te lumtur.
Pse jo?????????????????
Tomor,Bedriu shkruan bute per te vertetat.Deri tani duket se Rama po forcon bllokun e larove duke harruar se e kane te keqen brenda.Larot hane e pine dhe hamullijne.Kure prisnim qe vrasesit dhe te korruptuarit te perfundonin ne qeli Rama i shperblen me zyra.Kur presim qe niveli jone te rritet Rama na tregon deren e burgut.Kesaj i thone fshati digjet dhe kurva kerkon te shpetoj kurvaret dhe te kenaq publikun duke kerkuar e treguar per kurvat e shekullit te shkuar.Eshte besethyer dhe harram e paste besqimin dhe voten.
Frikacaku sbehet dot burre. “Mishi te piqet e helli te mos digjet”eshte idealja, por idealja
eshete shume larg, as Amerika nuk e ka idealen akoma dhe jo Shqiperia.
Kur kanceri arrin te hyje ne trup, vetem nje mjet e shpeton, bisturia, por duhet edhe kurajua,
e cila mungon tek frikacaku. Cfare i mungon, pergjigja eshte asgje.
Pothuajse 90 vota, pra populli nga mbrapa, oh po cfare do te thone nderkombetaret, kjo eshte e gjitha, cfare do te thone nderkombetarert qe Shqiperia te shpetoje nga semundja me e rende qe egziston, nderkombetaret do te mbyllin syte, mbase gojen jo, por ama Shqiperia do te dale e gjalle jo vdekur nga operacioni ose e kunderta do te vazhdoje te lengoje e zvarritet pa fund sepse po e udheheq nje ligavec, i cili me sa duket me rrugen e ligavecit do te ngelet dhe perfundoje shume me keq dhe kermat do hane te gjalle te nesermen ashtu sic e kane bere gjithmone.
Ligaveci po ngelet vetem me dy daulle te cpuara ne parlament, te tjeret po heshtin, pse,
sepse sic thone Italianet “nga e thena ne te bere, eshte ne mes nje det i tere “…………..
Duhet zgjuarsi, largpamesi, kurajo dhe burrrrrr rreri.
P.S.
Shtet di të bëjë Amerika , që të lidh në karriken elektrike dhe ministrit të jashtëm Kerrit i fut gjobën $50 sepse s’ka pastruar borën para derës së shtëpisë së vet .
Shumë nga ne do kenë vdekur , deri sa Shqipëria të nxjerrë në krye të vendit atë që duhet
Dyshoj se mund ta gjej , se , ne jemi të gjithë maskarenj , ose kthehemi në tradhëtarë të popullit sapo zemë kolltukun !
Bukur ,vertet bukur .
Ne prandaj e nxorem deputet nga Laberia ,se mos mesonte ndonje gje po aha
me duket se nga Laberia do i vene drune .U mesua Laberia me 97 ,
po tani qofte ne koke te politikes ….dhe nuk ka si te jete ndryshe !
Artikull i shkelqyer.
Artikull i shkruar nga nje njeri qe njeh relitetin, dhe artin e gazetarise.
BRAVO
Duhet nje inisiative qytetare per te ndryshuar ligjin zgjedhor (mazhoritar ose STV irlandez) qe secili te marre hakun ne votime dhe populli te kete opsione reale dhe jo te zgjedhe mes shiut dhe bresherit. Atehere, partitizmi do te marre fund dhe bashke me to dhe klanet qe dominojne. Politika ne Shqiperi eshte e marre peng sepse korrupsioni dhe deformimi i prones i ka futur te gjithe ne ‘thes’. Vote e lire dhe prona reale – te dyja jane marre peng.
Plotesisht ne nje mendje me ju frika.Ndonje koment eshte me i qelluar se artikulli!
Kta lamash qe na udheheqin e moren ksaj here po problemi tek ne esht3 se ke te votosh se te gjith jan plera…..lum shqipria per kta monstra …lejeni more me qira gjermanis per nja 100 vjet shqiperine tna ndroj komplet mentalitetin se e kemi treguar historkisht qe nuk jemi te zotet te bejm shtet..po mir na e bejn se na vrane vodhen e na perzune nga vendi e shkojm e votojm per kta kurva politikane.mos befshi hajer kurr dhe ishalla e paguani ne fam8ljet tuaja.1 ordiner si azem hajdari u vra dhe e pat se si u ngriten se u dogji bytha,popull jan vrar me mijra dhe asnji ska shkuar ne burg.o milet therritini mendjes e mos i votoni me si njeren pal si tjetren.duhet 1 fryme e re brez komplet i ri mundesisht qe te ken studjuar jasht.kur i shikon fotot e viteve 90 qene te gjith te dobet si skerlatina tashi jan ber si vica e nuk njifen e populli gomar shqiptar akoma i voton e del neper mitingje o mortja si si bie qe rrin kot mbi dhe..ju a befsha robt te gjith politikaneve tane ku ti ken familjarisht vdekshin nga te gjitha krahet
“politikanë kurva”? E bukur kjo, – “në 90-ën politikanë skarlatina, pas 90-ës viça”! Si u bënë viça këta i nderuar? A bëhesh dot viç po të veshësh pardesy të bardhë si këta? A ka ndonjë stallë për rritjen e këtij lloj viçi ? Nderime për ju “politikan…” por më kujtove mishin e viçit të cilin ka muaj që s’e blej dot! Pensionist i zhveshur nga “gjethet”, hesapi! Tung!
Bedri!Nje analize objektive dhe reale per qeverine qe e votuam,por qe fatkeqesisht nuk realizoi asnje nga shpresat qe patem.Qe ne formimin e saje Rama tregoi papergjegjshmerine e tije duke vene njerez anonim dhe aspakt perfaqesonjes te shoqerise se majte,dhe jo vetem kaq por pa asnje merite ne profesionet per te cilat pretendojne qe jane shkolluar.Arsyeja dihet,ti kete sherbetor te bindur.Elektoratin e majte te vertete ne fakt e hodhi tutje si gjethe fiku dhe tani mundohet te gjej gjethe te tjera fiku nga te denuarit per shtepine me gjethe apo te huaj qe cuditen me bunkeret e diktatures.Dhe fundi dihet,do perfundoj tek fiqt e eger te bregdetit te cilat nuk kane me gjethe por gjemba dhe do ti ngulen ne …. qe ne keto zgjedhje.
Ka te drejte Bedriu.
Edi Rama pati nje mbeshtetje te jashtezakoneshme popullore, por njerezit nuk e kane njohur Ramen. Rama jipet shume pas fasades dhe me sa shoh une ka filluar ti rritet mendja, gje qe shenon dhe fillimin e fundit te palavdishem te tij.
Eshte sic e thot Bedriu qe sektore pergjimi ka ne te gjitha shtetet. Keto qe po ben Rama me “bunk-art”, me shtepi me gjethe, me hapjen pa kritere te dosjeve, te gjitha jane terheqie vemendja nga kriza e thelle ekonomike ne te cilen ndodhet vendi dhe ne paaftesine e Rames per te mbajtur premtimet.
Nuk eshte e udhes qe ne nje kohe krize te thelle, te shpenzohen 1.5 milion Euro per te restauruar te ashtuquajturen “shtepia me gjethe” apo disa shpenzime pa kriter sic eshte rruga Tirane-Kashar qe nuk i sjell asgje te mire qytetareve.
Per shume aresye, por sidomos per mos zbardhjen e 21 Janarit, te Gerdecit, te vjedhjeve marramendese qe jane bere nga qeveria e shkuar, Rama do marri goditje te rende ne zgjedhjet vendore pasi socialistet jane mesuar te mos tallet kush me ta.
Ne menyre te vecante Shkodra nuk do i a fal Edi Rames perkrahjen qe i beri me 23 qershor. Po behen 2 vjet dhe Shkodra ndodhet ne diten e saj me te zeze, Jane punesuar disa njerez ne vend te atyre qe jane larguar per korrupsion por der me teani nuk eshte punesuar asnje socialist. Tere te punesuarit jane te PD-se dhe LSI-se.
Analize realiste,Bedri Islami perfaqeson zerin e shumices se qytetareve ne shtypin shqiptar,gazetar kurajoz per te verteten,shtylle e forte e gazetes Dita.
E keni nje gje ju te Dites me Kryeministrin, por nuk doni te nxirrni koken!
Pak po ben Efi Rama, sipas jush?
A jeni te sigurt per kete qe thoni, apo ky eshte nje mashtrim i madh?
Shume dakort. Sidomos per ato budallalliqet e Edi Rames per shtepine me gjethe dhe ate bunker artin. Nuk jemi me ne vitin 1990. Kemi pare edhe me keq keto vite. Por a mund te me thoni konkretisht se çfare mund te bente me shume Edi Rama qe nuk po e ben?! Konkretisht ju lutem. Duke pasur parasysh se ka presidentin, gjyqesorin, prokurorin dhe Shish-in kunder. Pa folur nese do apo nuk do Ilir Meta. Pra me 70 deputetet qe ka dhe me te gjithe te tjeret qe i ka kunder, çfare mund te beje me shume Edi Rama?! Jo llafe, por fakte. He Bedri?!
Nuk ka nevojë populli ynë as për “bunk-art”, pra për kthimin në muze të një kompleksi zyrash në nëntokë, parashikuar për drejtuesit ushtarakë, shtetërorë, partiakë të diktaturës dhe, gjithashtu nuk ka nevojë as për kthimin në muze të një ndërtese të njohur si shtëpia e gjetheve, që ka shërbyer për të përgjuar njerëzit, që kanë qënë dhe janë shprehur kundër diktaturës. Në këtë shtëpi apo në ndonjë tjetër, le të vijojë normalisht puna, kuptohet duke ndryshuar rrënjësisht objektin e punës, për të përgjuat gjithçka që e lejojnë ligjet e një shteti demokratik. Nqs z.Rama e ndjen se duhet ndonjë muze, për të paraqitur qëndrimet, praktikat e diktaturës, dhunën, burgosjet internimet, i mjafton që të investohet dhe të kthejë në muze, një nga burgjet ku kanë vuajtur dënimet dhe një pjesë nuk kanë dalë gjallë, e kam fjalën për burhket e të dënuarve politikë dhe një muze në një nga qëndrat e internimit.
“O laro te hengert tenja se e ke te keqen brenda” , kjo eshte e verteta qe me ne fund te gjithe po e kuptojne .
E keqja eshte Edi Rama , mashtrues , i shtirur , frikacak , i korruptuar ,pervers dhr psikopat .
Z . Bedri , jemi me fat qe kemi analist si Ju .Krijimi i nje SYRYZE ne Shqiperi eshte bere e domosdoshme . Mendoni edhe per kete !!!!!.
K
Analiza e Bedriut eshte rezonanca manjetike me e sakte qe mund t’i behet nje qeverie lyrashesh komplet te paafte per te drejtuar nje popull qe i fali mirebesimin. Nje qeveri qe ecen sipas parimit ku rafsha mos u vrafsha po i skadon gjysma e mandatit, dhe pervec skandaleve te njepasnjeshme, asgje tjeter pozitive nuk eshte ne gjendje te demostroje.
T’u vije hidhur apo mire, ky eshte realiteti. Kush genjen vetveten me mendimin se ka bere vertet dicka per te qene, le t’i zbulohet nga gjethet e fikut dhe te dale hapur e t’i numeroje nje per nje te gjitha premtimet qe ai i quan te plotesuara. Arritjet pozitive maten me vepra e jo me fjale.
Kokfortesia, indiferentizmi dhe injorimi cinik i opinionit publik, do te ndeshkohet njelloj si u ndeshkua arroganca dhe brutaliteti primitiv i qeverise se mundur.Bedriu si rallekush nga gazetaret e tjere diti kesaj here t’ia ngule pirunin direkt ne tule kesaj qeverie “bardh e zi”. Do ishte ne nderin e gazetareve te tjere te zhvisheshin dhe ata nga gjethet e fikut, per ti thene stop abuzimit te qeveritareve me voten e sovranit.
21 qershori po afron dhe shqiptaret duhet t’i vene gishtin kokes se per ke do te votojne esaj here. Nuk ka as dyshimin me te vogel se rrotacionet ne gjithe keto 24 vite te demokratures kane ndodhur fale kompromiseve midis dy partive me te medha, te cilave koheve te fundit po i ben fresk dhe nje e trete, si garante e mosndeshkimit te qeveritareve te perlyer koke e kembe me krimin.
A ka alternative tjeter per shqiptaret? Ka, kush tha qe s’ka!
Kush eshte per vendosjen e LIGJIT DHE TE DREJTESISE se munguar per 70 vjet, duhet ta beje vete zgjidhjen e duhur. Ne te kundert, ta mbylle sqepin.
Gazetarit Islami dhe tere kallam kusurit:
——————————————————–
Si eshte e mundur qe si ne asnje vend i Botes tek ne ka 25 vjet te njejtat parti bageti e te njejtet njerez te inkriminuar dhe korruptuar qe na ‘drejtojne’?
Pse kapeni me nje ‘piktor’ qe i ka zene rrota bishtin e jo me ata qe na kane kolonizuar,e pse nuk flisni per parlamentin Wikilliks ne nje kohe qe jemi me letra ”Rrepublike parlamentare’ por mereni me nje qeverri ’14 vjeç dhenderr’.Pse ky informacion mesjetar e analfabet nuk u jep hapesire intelektualeve te para viteve ’90 te tregojne rruget e shpetimit?
Gjethet e fikut pse nuk i shikoni tek tere filozofet e rekrutuar nga agjenturat e qe mbasi e shkaterruan shqiperine tani na thone se fajin e ka Katovica dhe tunelet e ujrave te zeza?
KUJT I SHERBEJNE KOMENTET TUAJA O SHERBETORE TE FULLANERISE LIKE FLORIRIT E SALISE?
Një analizë tmerrësisht e saktë për nga vërtetësia. Një kambanë me tingull që shpon çdo vesh. Por dhe një analizë ku mbretëron e del në tekst e nëntekst paburrëria, pavendosmëria, lëngaraqësia socialoportuniste e stanit kuazimajtist. Po Bedri përgjim bëhet në të gjithë botën e nga të gjitha shtetet! Këtu te ne nuk ka nevojë sepse përgjuesit bëjnë sikur heqin shtëpinë me gjethe dhe bëjnë përgjim me makina e me mjete shumë më të sofistikuara ku gjethet nuk janë të nevojshme. Këta janë vetë gjethe. Janë njerëz gjethe. Janë makineri gjethe. Përgjojnë e përgojojnë jo sa diktatura por sa dhjetë diktatura bashkë! Por, vetëm bëjnë kujdes të veçantë të damkosin diktaturën e parë dhe pastaj të ngrejnë dhjetë të tjera. Më të fuqishme,më të marrëzishme , të futur e ndërfutur në cdo shtepi,në cdo celular,në cdo kryqëzim e trotuar! Të tërë shqiptarët përgjohen. Për të tërë ka nga një “shtepi me gjethe”! Shtëpia me gjethe e diktaturës ajo po duhet prishur a bojatisur që të jepet përshtypja se jemi kundër gjetheve…të diktaturës! Kundërgjethet janë vetë gjethe! Kanë hipokrizinë gjethe. I dëgjuam boritë dhe tupanet e edi ramës se imami po i përgjonte,mimi ato ditë kishte vënë manikyr dhe po ulërinte kundër “shiu-t gjethe” por, por…tollumbacja plasi dhe populli gajasi! Mimi hoqi manikyrin dhe papritmas u bë vetë gjethe! U nis për kanaçe në plazh!? Po e ekzagjeroj Z. Bedri me këto lojna të hidhura fjalësh por e vërteta që thoni ju nuk mund të zvëndësohet. Nuk ka e nuk mund të ketë dy të vërteta për shtepinë me gjethe. Më mirë sesa e kini thënë ju nuk mund te thuhet. Jini një qëmtues inteligjent faktesh. Më i mirë se një gjyqtar kalibri. Unë jam me atë që “shtëpia me gjethe” është shumë herë më e pafajshme sesa kusuret e ketyre balove të djeshëm e te sotëm, saliste dhe ediramistë që shtepinë me gjethe e kanë ndertuar në territorin e “katovicës shqiptare”! Korbi korbit nuk ja nxjer sytë! Në celularin tim më duket se më është futur një gjethe sepse po bën naze prandaj po ndalem këtu. Nderime gazetar i guximshëm,inteligjent e patriot!
“politikanë kurva”? E bukur kjo, – “në 90-ën politikanë skarlatina, pas 90-ës viça”! Si u bënë viça këta i nderuar? A bëhesh dot viç po të veshësh pardesy të bardhë si këta? A ka ndonjë stallë për rritjen e këtij lloj viçi ? Nderime për ju “politikan…” por më kujtove mishin e viçit të cilin ka muaj që s’e blej dot! Pensionist i zhveshur nga “gjethet”, hesapi! Tung!